Buxheti faktik ballafaqohen te ardhurat dhe shpenzimet
Viti i shkuar ka njohur mosrealizime të konsiderueshme si në të ardhura ashtu dhe në shpenzime. Buxheti faktik, i sapoparaqitur në komisionet parlamentare për diskutim dhe miratim tregon qartë se të ardhurat gjatë vitit 2010 munguan duke sjellë kështu probleme dhe me shpenzimet.
Ministria e Financave bën me dije se të ardhurat në vitin e shkuar ishin 324.7 miliard lekë, shumë kjo rreth 3 për qind më e ulët se parashikimet e bëra nga qeveria, ose gati 8.8 miliard lekë. Ministria për këtë zë të buxhetit thotë se të ardhurat edhe pse me ulje krahasuar me pritshmëritë ishin rreth 9 për qind më të larta se të ardhurat e realizuara në vitin 2009. Ndërkohë shpenzimet arritën në total 362.8 miliard lekë, shumë kjo më e ulët se parashikimet e qeverisë por e ulët edhe krahasuar me vitin 2009.
Ministria e Financave shprehet në projektligjin për miratimin e buxhetit se shpenzimet ishin 4.5 për qind më të ulta se parashikimi dhe rreth 9 miliard lekë më pak se shpenzimet e realizuiara në vitin 2009. Uljet më së shumti në vitin 2010-ën u aplikuan në masën 30 për qind në shpenzimet kapitale dhe rreth 6 për qind në shpenzimet korente. Për shkak të mos realizimit të të ardhurave, qeveria u detyrua që me një akt normativ të ndryshojë me rreth 9 miliard lekë shpenzimet.
Florian Papadhimitri