E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët: Ulja e normës së interesit, e vonuar

Ulja e normës së interesit prej Bankës së Shqipërisë është pozitive por e vonuar dhe pritet që të mos japë një ndikim të menjëhershëm.

Ekspertët e ekonomisë deklarojnë se ulja e normës së interesit me 0.25 përqind do të nxisë kërkesën në ekonomi por deklarojnë gjithshtu se duhet që një masë e tillë të merret më shpesh. Anastas Angjeli ish-ministër i financave dhe njëkohësisht rektor i UMSH deklaron se do të duhet kohë që ky ndryshim të ndjehet realisht.
 

Një tjetër ekspert i njohur i ekonomisë Zef Preçi deklaron se ulja është në kufijtë simbolik dhe do të duhej që të ishte në një përqindje më të madhe në mënyrë që ti përshtatet zhvillimit të ekonomisë.
 

Vetëm para pak ditësh Banka e Shqipërisë uli normën e interesit nga 5.25 përqind në 5 përqind dhe kjo me motivimin për të nxitur ecurinë ekonomike në vend.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›