Blerja e energjise ligji i ri biznesi zgjedh kompanine

Kërkesa e madhe për energji si dhe rregullimi i këtij tregu pritet të sjellë shumë shpejt ndryshime në mënyrën e furnizimit për bizneset e mëdha. Ministria e Ekonomisë ka bërë me dije se brenda pak muajsh do të kemi liberalizim të tregut të furnizimit, duke lejuar disa prej konsumatorëvë më të mëdhenj të energjisë që të furnizohen jo vetëm nga kompania që operon në Shqipëri.
Liberalizimi synon që këta konsumatorë, të cilësuar si Klientë të Kualifikuar të mund të futen në tregun e lirë vetë, ose të furnizohen nëpërmjet furnizuesve të kualifikuar. Ky projekt ligj përcaton që ndër të tjera energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror të shkojë për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla e të mesme. Ministria e Ekonomisë bën me dije se ndryshimet ligjore do të bëhen brenda pak muajsh, me qëllim që operatorët si konsumatorët ashtu dhe prodhuesit të jenë të përgatitur për të operuar normalisht në vitin 2012.
Po kështu, dhe Entit Rregulltor të Energjisë i kërkohet që të përshtasë çmimet dhe tarifat sipas ndryshimeve që do të bëhen. Konsumatorë të mëdhenj të energjisë në Shqipëri, të cilët preken nga liberalizimi i tregut janë industritë prodhuese si fabrikat e çimentos, ajo e shkrirjes së metaleve apo rafineria e naftës.
Florian Papadhimitri