Buxheti 2012 ulen investimet ne infrastrukture
Problemet me të ardhurat dhe performanca jo e pëlqyeshme në buxhet do të detyrojë qeverinë që të jetë realiste në investime gjatë vitit të ardhshëm. Burime në Ministrinë e Financave thanë se drafti i Buxhetit të shtetit për vitin 2012 është gati dhe brenda pak ditësh do të publikohet për të nisur diskutimet mbi të.
Të njejtat burime thanë për Albanian Screen se niveli i investimeve në infrastrukturë do të jetë më i ulët se ai i viteve të fundit. Në buxhet parashikohet që të jepen financime vetëm për projektet rrugore që janë në proces dhe të mos investohet në projekte të reja. Shuma që do t`i akordohet Minsitrisë së Transporteve ende nuk bëhet e ditur, por dihet që projektet e reja nuk do të jenë në listat e financimeve. Burimet sqaruan se qeveria gjatë vitit të ardhshëm do të ketë përparësi shëndetësinë dhe arsimin, duke ndryshuar kështu kursin e investimeve.
Pas një urdhëri të ministrisë së Financave, të gjitha ministritë kanë dërguar kërkesat e tyre për financime gjatë 2012 dhe prej disa javësh po bëhet shqyrtimi i tyre. Ekspertë të minsitrisë së Financave dhe dikastereve të tjera po punojnë për të përcaktuar limitet në fondet buxhetore sipas sektorëve. Brenda 10 ditëve të para të këtij muaji pritet që draft buxheti t`i dërgohet për miratim qeverisë dhe më pas do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare. Qeveria parashikon që në fund të nëntorit Buxheti të kalojë në seancë plenare.
Florian Papadhimitri