E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vera "Cobo", konkurron jashte vendit

Pas 10 vitesh pune ne Trentino te Italise, shqiptari hap kantinen e tij duke konkurruar tregun jashte vendit. Petrit Cobo, ka ngritur ne Shqiperi nje kantine vere, duke e bazuar mbi eksperiencen e marre ne vendin fqinj pas punes se bere ne disa kantina te ndryshme, midis ketyre "Ferrari" i Ravines. Romano Prodi ishte ne vendin tone heren e fundit shkoi me te shoqen Flavia ne kantinen e Cobes. Pas drekes se kaluar atje dhe provimit te specialitetit te shtepise, ish-kryeministri italian mbeti shume i kenaqur nga shija e veres. Nga pelqimi ai e pyeti biznesmenin shqiptar se nga kush e kishte mesuar kete lloj pergatitje. Kur ai degjoi emrin "Ferrari", menjehere mori pronarin e ketij produkti Xhino Lunelli, i cili eshte edhe miku i tij, ku iu drejtua: "Ki kujdes Xhino, ketu ne Shqiperi ish-vartesit e tu po te bejne nje konkurrence te forte". Petrit Cobo ka mbushur vetem pak kohe me pare 40 vjec dhe ka lindur ne periferi te Beratit, nje qytet me rreth 50 mije banore. Familja e tij e ka tradite prodhimin e veres, pasi edhe gjyshi i tij prej shume vitesh ishte i vetmi ne ate qytet qe kishte nje kantine te tij dhe prodhonte vere. Ai tregon per nje gazete italiane se kjo tradite eshte ndjekur nga gjyshi i tij Ramadan Coba shume kohe me pare, por mungonin pajisjet dhe teknologjia mungonte, pasi ishin nen regjimin komunist. Por, rrefen Petrit Coba, pas luftes se dyte boterore, ne shtepine e tij u strehuan disa ushtare italian, te cilet mesuan familjen e tij te permiresonin cilesine e veres. Pas vitit 1991 me rrezimin e regjimit komunist, Coba u largua drejt Italise, ku ai jetoi ne Trentino per shume vite. Tashme ai prodhon veren e tij me etiketen "Coba", kantina e Petrit dhe vellait Muharrem. Kjo vere ne vitin 2007 eshte cilesuar ne nje konkurs si nje nga vererat me te mira e bardhe ne te gjithe Ballkanin. Ndersa vellai i tij, Muharrem Coba, me profesion agronom dhe 37 vjec, por ne Itali ai mbaroi juridikun ne vitin 2001, ku doli nga me shqiptaret me te mire atje, nderkohe qe pasioni i tij eshte prodhimi i veres, ku dhe po merret aktualisht. Vera shqiptare "Coba", e prodhuar ne Berat, tashme po konkurron denjesisht me vererat e shquara italiane, madje ajo perdoret shume ne tavolinat italiane.

"Ferrari" ne token e shqiponjave

Petrit Coba dhe shishja e Kashmer, vere e prodhuar (35 000 ekzemplare ne 2007) ne kantinen e tij dhe te vellait Muharrem, ne Berat, pati nje sukses. Te dy vellezerit kane punuar ne Trentino prej vitesh, ku Petriti, vellai me madh, ka punuar atje ne kantina te ndryshme vererash, mdis tyre "Sociale" e Lavis, "Pisoni" e Tobolinos dhe "Ferrari". Tek kjo e fundit mori eksperiencen e duhur qe i nevojitej dhe te gjitha njohurite per sa i perket prodhimit te veres. Pas vite te tera pune ato u kthyen ne Shqiperi per te shfrytezuar njohurite e fituara ne token e tyre. Diten e sot shume vete mund te thone qe kjo eshte nje nga vererat me te mirat ne Shqiperi. "Por, kjo nuk na mjafton, perkundrazi, duam te krijojme "Ferrarin" e Ballkanit dhe do te punojme mbi kualitetin e saj dhe jo vetem ne shumim", sqaron projektet e tij, Petrit Coba.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›