E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Shqiptarët nuk do ta hanë këtë kokërr ulliri

Tiranë- Fjalim që ngjan me një kokërr ulliri e ka quajtur nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, prezantimin e Buxhetit të vitit 2009, nga ana e kryeministrit Sali Berisha në seancën e sotme plenare në Kuvend.

“Zoti kryeministër ti deklarove fitore, por po të them se sapo nënshkrove humbjen tënde për një arsye të madhe. Ti je i pasur, ti ke lënë seriozitetin si lë xhaketën në tualetin e radhës dhe tallesh me shqiptarët, që lypin nga mëngjesi deri në darkë, që presin të marrin veresie edhe bukën e përditshme”- tha Erion Braçe, duke e akuzuar Berishën si një njeri që jo vetëm nuk i kupton shqiptarët, por që ka vendosur të tallet me ta.

“Unë vij nga zona e ullirit, banorët kujdesen, e rrisin por nuk e shesin dot. Këtë fjalim që ngjan me një kokërr ulliri shqiptaret nuk e hanë dhe nuk kanë për ta ngrënë, por do të vazhdojnë të qeshin me ty"- tha ai, duke kujtuar se që nga koha e Skënderbeut janë mbjellë shumë herë më pak rrënjë ullinj, ndërkohë që Berisha do mbjellë për 6 muaj, 20 milionë rrënjë, ndaj do të ndjekë pas historia.Ai e ka akuzuar Berishën për impostim të vëmendjes nga gjërat e rëndësishme dhe ka analizuar me fakte premtimet e pambajtura të qeverisë së Berishës.

“Ai u betua se do ta kthehen vendin në ritmet e ëndërruara. Në 2009, FMN referon 3.7% rritjen ekonomike. Premtoi se deficiti nuk do të jetë më i lartë se 4%: në 2009, FMN e cakton 5.2%”- tha ai, duke nënvizuar kështu dy premtimet e pambajtura.

Sipas tij, asnjë përjashtim nga tatim fitimi nuk ka ndodhur deri tani. E po ashtu edhe vetëvlerësimi për për tatim paguesit për këstin e paradhënies. “Janë ndërtuar vetëm referenca që pagat dhe normën e fitimit. Asnjë politikë lehtësuese për biznesin e vogël, i cili paguan 10% tatim mbi të ardhurat”- tha Brace.

Po ashtu, sipas tij, TVSH e premtuar nuk ka pësuar ulje, përkundrazi rritje të dnjeshme si pasojë e rritjes së cmimeve.

Ansjë rrugë e premtuar për tu kryer nuk është mbajtur, ka vijuar më tej Brace. Ai ka deklaruar me tej se nuk eshte mbajtur as premtimi per uje 24 ore ne qytetet turistike dhe per furnizim te rregullt me energji. "Per energjine si fushe prioritare ke bere vetem rritjen e cmimit me 35% qe nga viti 2005, e asgje tjeter"- tha ai. Sa per dyfishimin e pagave te mesuesve Brace ka deklaruar se sot mësuesi paguan 4050 lekë tatim mbi pagën. "Në 12 muaj mësuesi paguan një rrogë si tatim ndaj jush"- tha ai. Ai ka akuzuar Berishen per barren e madhe qe po i le mbi supe vendit, nje borxh te madh qe as femijet tane(si ka thene ai) nuk mund ta shlyejne dot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›