Buxheti i 2010, Bode: 600 mln $ më shumë

Është mbledhur sot konferenca e kryetarëve, për të shqyrtuar projekt/buxhetin e vitit 2010.
Ministri i Financave, Ridvan Bode theksoi se në këtë buxhet parashikohet rreth 600 milion dollarë më shumë krahasuar me vitin 2009.
Ai ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të taksave, ndërsa përparësi do të kenë investimet publike. Ministri Bode tha se do të ketë ndryshim të politikave të taksave, por jo ndryshim të tyre. "Janë rritur të ardhurat nga vjelja e taksave. Buxheti është tërësisht realist", theksoi Bode.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se ky është një buxhet i sfidave të mëdha, ndërsa ka kërkuar nga opozita të japë kontributin e saj për reformat.