ITFC nxit tregtinë mes anëtarëve të saj dhe vendeve të rajonit
Një marrëveshje strategjike bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet Dr. Waleed Al-Wohaib, CEO i ITFC, Hani Salem Sonbol, zv.CEO i ITFC dhe Dr. Onder Halisdemir, CEO i “Aktif Bank”. Me anë të kësaj marrëveshjeje, “Aktif Bank” synon zgjerimin dhe funksionimin sa më efektiv të tregtisë se jashtme, produktet dhe shërbimet e financës së strukturuar në Turqi dhe vendet fqinje për përmirësimin e tregtisë me 56 vendet anëtare të ITFC-së. Me nënshkrimin e marrëveshjes midis “Aktif Bank” dhe ITFC, “Aktif Bank” do të promovojë produktet dhe shërbimet e ITFC, kompanive të cilat operojnë në Turqi, Azerbajxhan, Kirgistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Uzbekistan dhe Shqipëri. Në kuadër të këtij bashkëpunimi “Aktif Bank” do të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e tregtisë nëpërmjet një game të gjerë shërbimesh cilësore përfshirë studimin e tregut, operacionet, kredinë, thesarin, konsulencën dhe shërbime të tjera bankare. Gjatë ceremonisë së marrëveshjes Dr. Waleed Al-Wohaib u shpreh: “Është me të vërtetë kënaqësi nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje me “Aktif Bank”, të cilën e konsiderojmë një partnere të fortë dhe dinamike”. Më pas ai shtoi se “me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ITFC arriti të përmbushë një objektiv të rëndësishëm siç është ai i zgjerimit të marrëdhënies ndërtregtare mes vendeve tona anëtare, të cilat do të mbështesin dhe do të ndihmojnë në plotësimin e boshllëkut tregtar financiar të vendeve me pjesëmarrje të vogël në tregjet ndërkombëtare”. Dr. Walled Al-Wohaib theksoi se që prej vitit 1977 ITFC ka siguruar një financim tregtar prej më tepër se 32 miliardë dollarësh,. Me ndikimin më se 30 vjeçar të suksesit dhe integritetit në tregun financiar islamik, ITFC është afruar në partneritetin me “Aktif Bank” për të ofruar zgjidhje financiare që i përgjigjen sfidave të krizës globale financiare në Turqi dhe Rajon. Dr. Onder Halisdemir, CEO i Aktif Bank u shpreh se “me partneritetin e lidhur me ITFC, një korporatë e mirëvendosur, inovative dhe e fuqishme në tregun ndërkombëtar, “Aktif Bank” do të kontribuojë në përmirësimin e tregtisë në Turqi dhe Rajon. Kompanitë do të kenë akses në instrumentet e financës së strukturuar ashtu si edhe në produktet tregtare financiare tradicionale, me maturitete, të cilat i tejkalojnë 12 muajt dhe me kushte mjaft favorizuese”. Dr. Halisdemir theksoi rëndësinë e instrumenteve të financës së strukturuar të ITFC-se duke u shprehur se “përveç produkteve tradicionale të financës, produktet që kanë të bëjnë me prurjen e fondeve, ne do të ofrojmë gjithashtu produkte të “financës së strukturuar” që bazohen ne prurjen e mallrave”. Për më tepër Dr. Onder Halisdemir shtoi: “Si banka me rritjen më të shpejtë në Turqi për vitin 2008, me operim në tre vende, është kënaqësi të prezantojmë vende dhe shërbime të reja duke zhvilluar programe të tregtisë së përbashkët, në partneritet me një nga korporatat më të rëndësishme në botë, si ITFC, për vendin tonë, rajonin dhe institucionin tonë”.