E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi, të hënën seanca e revokimit të masës së arrestit

Seanca e revokimit të masës së arrestit në ngarkim të biznesmenit Rezart Taçi do të zhvillohet ditën e hënë në orën 14:00. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Farie Budo.
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për Rezart Taçin, i cili ndodhet në qeli. Ai akuzohet për "goditje për shkak të detyrës, në bashkëpunim" ndaj gazetarit Mero Baze.
Për të njëjtën akuzë në burg janë edhe dy truprojat e Taçit, Irgen Selfo dhe Bledar Lilo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›