Komisioni Evropian, ngushellon familjet e kater policeve te vrare
Komisioni Evropian denon ashper vrasjen e kater policeve ne detyre, ne 7gusht ne qytetin e Durresit. Ne nje reagim publik, ky institucion shprehu gjithashtu edhe mbeshtetjen e Bashkimit Evropian, per strukturat shqiptare te vendosjes se ligjit ne luften kunder krimit te organizuar. Ne nje leter drejtuar Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit, Delegacioni i Komisionit Evropian iu percolli ngushellimet autoriteteve shqiptare dhe shprehu simpatine me te thelle per familjet e te vrareve, per humbjen e ketyre burrave te guximshem qe i sherbyen vendit te tyre. Kater oficeret e Policise se Shtetit, humben jeten ne 7gusht ne perleshje me te shume kerkuarin Dritan Dajti, ne qytetin bregdetar te Durresit. Efektivat e policise, u shpallen Deshmore te Kombit dhe ne nder te tyre, u mbajt nje minute zi.