"Goditja e krimit do behet me penalizmin e pasurise"
Kryeministri propozoi edhe rishqyrtimin e te gjitha ligjeve te vendit, per luften kunder krimit. Sipas tij, ligjet do te rishikohen per te goditur sa me shume krimin, por ne menyre te vecante, ekonomine qe krijon. ai ka treguar dhe nje nga masat qe do te merret per te prere krahet e krimit dhe krimineleve. "Do te rishqyrtohen ligjet e luftes kunder krimit. Duhet te godasim ekonomine qe krijon. Ai qe nuk i del zot pasurise duhet te dridhet nga pasuria e tij. Ai qe i del zot ta gezoje, ta shumoje cdo dite e me shume. Ne nuk mendojme dhe nuk besojme kurre se duke shkaterruar te pasurit ndihmojme te varferit, jo absolutisht. Perkundrazi ne perpiqemi t'ju krijojme shanset qe njerezit te pasurohen ne menyre te ndershme, por pasuria e krimit do te derrmohet njelloj si krimi, ndaj dhe ligji do te amendohet dhe detaje te tjera ne teresi", ka qene deklarata e ashper e Berishes. "Ju pergezoj ju dhe te gjithe efektivave te policise, absolutisht nje nga institucionet me te mira te ketij vendi, keni krijuar traditen tuaj ligjore, jashtezakonisht te dobishme per vendin", tha Berisha.