Prenci, merr ngushellime per ngjarjen e 7 gushtit
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci ka marre disa letra ngushellimi per ngjarjen e ndodhur me 7 gusht. "Vdekja e ketyre kater oficereve te perkushtuar te Policise, deshmon rendesine e madhe te punes se tyre dhe na sjelle ne kujtese, cmimin e tmerrshem qe kerkon zbatimi i kesaj detyre", shkruante ambasadori amerikan Xhon Uithers. "Eshte perhere e trishtueshme te mesosh vdekjen e kolegeve tane, ne bashkesine nderkombetare te policise, sidomos ne raste te tilla ku oficeret vendosen sigurine e publikut mbi jetet e tyre", theksonte ne mesazhin e tij ngushellues sekretari i Pergjithshem i Interpol-it, Roland K. Noble. Mesazhe ngushelluese, drejtori i Policise se Shtetit ka marre edhe nga OSBE-ja, drejtoresha e zyra nderlidhese policore italiane e Interforces ne Shqiperi, Anna Poggi. Ne letrat e tyre, kreret e ketyre institucioneve pervec ngushellimeve i ofronin ndihme Prencit. "Me lejoni qe nepermjet jush, t'i shpreh ngushellime te sinqerta familjeve te policeve te vrare si dhe te shpreh mbeshtetjen per angazhimin e forcave te Policise se Shtetit, ne luften kunder krimit dhe te vleresoj kapjen e autorit te vrasjes dhe bashkepunetoreve te tij", shkruante ambasadori i Zvicres, John Ruhoff.