"Berisha, llogari per bashkepunimin me krimin ne zgjedhjet e 28 qershorit"
Partia Socialiste ka kerkuar diten e djeshme qe kryeministri i Shqiperise, Berisha, te jape llogari per bashkepunimin me krimin. Akuzat erdhen pas takimit qe kreu i ekzekutivit zhvilloi me drejtues te Policise se Shtetit mbi ngjarjen e 7 gushtit, ku mbeten te vrare 4 police, te cilet do te arrestonin Dritan Dajtin ne Durres. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretarja per Marredheniet me Jashte ne Partine Socialiste, Arta Dade, deklaroi dje se tragjedia e Durresit eshte shprehja me alarmante e "kalbjes" se shtetit ne "duart" e nje pushteti te korruptuar e te inkriminuar. Por akuzat e socialisteve te drejtuara ndaj kundershtarit te tyre politik, kreut te mazhorances, shkuan edhe me tej, duke e akuzuar ate per lirimin e dhjetera krimineleve nga burgjet me leje te paligjshme. "Berisha, te jape llogari per bashkepunimin me krimin gjate zgjedhjeve dhe lirimin e dhjetera krimineleve nga burgjet me leje te paligjshme per te ndihmuar qeverine ne nje fushate te pashembullt presionesh ndaj opozites", akuzoi deputetja socialiste. Ajo deklaroi se per te gjitha keto shqetesime u jane drejtuar autoriteteve nderkombetare me provat perkatese. "Ne disponojme prova dhe fakte rreqethese, qe ja kemi bere te ditura partnereve nderkombetare dhe do ja bejme te ditura edhe opinionit publik shqiptar per bashkepunimin konstant te ketij pushteti me krimin", beri te ditur Dade. Sipas saj, Sali Berisha nuk mund te fshihet pas sakrificave te uniformave blu dhe thirrjet e tij per tolerance zero, jane pa asnje kuptim pas bashkepunimit te tij me te denuar te rrezikshmerise se larte per ta mbajtur nje pushtet qe nuk buron nga vota e lire e popullit, po nga deformimi i plote i saj. D.Dedej