Buxheti i Bashkise, 70 milione dollare per vitin 2012 Luljeta Ndoka
Rreth 70 milione dollare eshte vlera e buxhetit te Bashkise se Tiranes per vitin 2012. Pas dy vitesh ngerci dhe mungese investimesh, kur Tirana operoi vetem me 1/12-en e buxhetit, dhene nga Qeveria, tashme Bashkia ka propozuar projektbuxhetin per vitin e ardhshem, te cilin Basha e ka cilesuar ambicioz. "Parashikojme trefishim investimesh, krahasuar me periudhen me te mire te investimeve publike te Bashkise se Tiranes ne keto 20 vjet. Megjithate, kreu i Bashkise se Tiranes ka deklaruar se gjithcka do te diskutohet me qytetaret ne formen e Town Hall-eve, ne plot 10 takime. Gjate vizites se djeshme ne cerdhen numer 11 te Laprakes, Basha ka dhene detaje ne lidhje me investimet qe do te behen per te rritur cilesine e jetes se qytetareve te Tiranes. Sipas tij, punesimi, cilesia e jetes dhe infrastruktura, jane shtyllat kryesore mbi te cilat eshte hartuar projekt-buxheti i vitit 2012. "Ne funksion te punesimit, si prioritet kryesor i Bashkise se Tiranes jane parashikuar fonde per mbeshtetjen e biznesit, permiresimin e klimes dhe krijimin e kushteve per investitoret dhe biznesin, ne qytetin e Tiranes dhe krijimi i nje fondi te vecante per nxitjen e punesimit", tha Basha. Por,ai shpjegoi se ne projektbuxhet jane parashikuar fonde te vecanta, ne funksion te permiresimit te cilesise se jetes. "Sherbimet sociale, qendrat sociale, banesat sociale, asistenca sociale, mbrojtja e konsumatoreve, etj; jane adresuar me fonde te vecanta, ne buxhetin e bashkise", tha Basha, duke shtuar se ai parashikon investimet te medha edhe ne infrastrukture. "Rehabilitimi i shesheve ne zona te ndryshme te Tiranes, krijimi i hapesirave te gjelbra, rikonstruksioni dhe ndertimi i rrugeve ne lagjet e qytetit, shkollat, kopshtet, cerdhet dhe ujesjelles-kanalizimet do te mbeshteten me fonde nga buxheti i Bashkise se Tiranes", tha kreu i ketij institucioni. Ai njoftoi se para se te kaloje per miratim ne Keshillin Bashkiak, projektbuxheti do te konsultohet me qytetaret, duke nisur nga kjo jave: "Dy javet e ardhshme, projektbuxheti do t'i nenshtrohet nje konsultimi me publikun dhe me qytetaret, para se te marre vulen e Keshillit Bashkiak", beri me dije kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Ai eshte shprehur se qendra nuk eshte dhe nuk do te jete me kurre qendra e vetme e vemendjes se Bashkise se Tiranes. "Qendra e vemendjes se Bashkise se Tiranes do te jete kudo ku qyteti nis, pertej pragut te deres se cdo qytetari, cdo banese private, cdo pallati", tha kryebashkiaku duke u shprehur se do t'i kushtohet nje vemendje e vecante edhe periferive te Tiranes.
Basha: Cerdhe te reja me te gjitha kushtet, per femijet
Cerdhe te reja do t'i shtohen Tiranes brenda ketyre dy vjeteve, ndersa ato ekzistueset do t'i nenshtrohen nje restaurimi, duke krijuar te gjitha kushtet per te vegjlit dhe duke mos u munguar asgje. Keshtu deklaroi dje kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i cili i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Aurela, se bashku me ambasadorin e OSBE-se, Eugen Volfarth dhe bashkeshorten e tij, Ana Maria, te cilet ishin dje ne cerdhen numer 11 ne Laprake. Basha tha: "Ne planifikimin tone afatmesem synohet qe brenda dy viteve te ardhshme, numri i cerdheve ne te gjithe territorin e qytetit, te jete i mjaftueshem per te permbushur kerkesat e qytetareve, kerkese qe sot eshte me e madhe, se sa mundesite per t'i perballuar me numrin e cerdheve aktuale". Basha theksoi se kjo do te kerkoje nje planifikim nga ana e bashkise, sa u perket territoreve ku do te ndertohen keto cerdhe, por edhe skema te reja te financimit, ne bashkepunim me sektorin privat qe te permbushen standardet evropiane.