E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi i vogël në jug të vendit, rrezikon falimentin

Biznesi i vogël në rajonin jugor rrezikon falimentimin. Rritja taksash, braktisje e rajonit nga popullata, çmime të larta të energjisë elektrike janë disa nga faktorët e situatës aspak të favorshme për biznesin e vogël. Një nga përfaqësueset e ndërmarrjes së konfeksioneve me fason, që merr porosi nga vendi fqinj Greqia, Krisanthi Caro, shpjegon, biznesi në jug operon në treg me konfeksione. Kemi probleme me likuiditetin e punëtorëve për shkak të ngritjes së lartë të taksave,

probleme me ngritjen e çmimit të energjisë, nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti, vështirësi për të gjetur treg ndërkohë dhe për të shitur atë që prodhojmë, u shpreh Caro. Falimentimi ose pragfalimenti i mjaft bizneseve, ka sjellë edhe pasoja sociale pasi është rritur numri punonjësve që çdo ditë humbasin vendin e punës.  Kam filluar të shkurtojë punëtorët ditë pas dite. Marrim punë nga Greqia e Italia ndërkohë që është e vështirë për të siguruar më punë, vijoi Caro. Një tablo të zymtë në mbyllje të vitit 2009 jep dhe drejtori i taksave në Bashkinë Gjirokastër, Gentian Thomallari, i cili ka theksuar se gjatë vitit të shuar biznesi është përballur me vështirësi të mëdha. Gjatë vitit 2009 biznesi ka paraqitur vështirësi të mëdha në kryerjen e pagesave të veta vjetore. Unë mund të them se gjatë vitit 2009 pati një mbyllje të rreth 200 subjekteve të biznesit të vogël. Unë mendoj se kjo ka ardhur për shkak të arsyeve të ndryshme, të vështirësive ekonomike që vendi kaloi, ndryshimet e vazhdueshme në legjislacion etj. Klima e pafavorshme për biznesin e vogël ka bërë që ata të shohin si zgjidhje zhvendosjen e kapitaleve drejt zonave të tjera të vendit. Ky fakt e thellon dhe më tepër papunësinë dhe greminën sociale. Në Përmet , Elida Sulollari, që kryen prodhimin e aksesorëve të restoranteve si kartopeceta, mbulesa tavoline etj, pohon se e ndjen shumë të vështirë vazhdimin e prodhimit, pasi mungon tregu për shkak të braktisjes së rajonit por edhe të fuqisë së ulët blerëse. Ajo po shikon mundësinë e zhvendosjes së kapitalit të saj. Vështirësitë që po has biznesi i vogël në jug të Shqipërisë prej analistëve ekonomikë, konsiderohen si barrë e rëndë e kosto që bie mbi konsumatorët. Çmime të larta, papunësi dhe nivel jetese i ulët. Ndonëse me burime të shumta, jugu i Shqipërisë, me infrastrukturë të pazhvilluar, pa mbështetje ekonomike dhe me nivel tejet të lartë emigracioni, është tani sipas një studimi të Bankës Botërore rajoni më i varfër i vendit.

Last Updated on E Premte, 15 Janar 2010 19:30

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›