Berisha: Të zhduket korrupsioni në universitete

Në konferencën "Cilësia në arsimin e lartë dhe procesi i Bolonjës" kryeministri Berisha ka bërë apel për zhdukjen e korrupsionit në universitete. Duke iu drejtuar rektorëve, dekanëve dhe pedagogëve, Berisha është shprehur se çdo cmim është i vlefshëm për të shmangur korrupsionin .
Kryeministri Sali Berisha gjithshtu është shprehur se një problem madhor në arsim të lartë është raporti në numër mes studenteve dhe pedagogëve, duke theksuar se duhet të rekrutohen profesorët më të mirë që të zhduket raporti 1 pedagog-50 student.
Ndërsa ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj është shprehur se është realizuar një nga objektivat më kryesore, pra liberalizimi i shkollës së lartë ,duke shtuar se investimi për arsimin e lartë është investim për të nesërmen.