Kryqi i Kuq Shqiptar: 15 mijë USD për Haitin
Kruqi i Kuq Shqiptar dhuron 15 mijë dollarë në ndihmë të banorëve të cilët përfunduan nën rrënoja për shkak të tërmetit në Haiti. Shyqyri Subashi u shpreh se Kryqi i Kuq Shqiptar sensibilizohet me tragjedinë e ndodhur në këtë vend dhe i jep banorëve një ndihmë simbolike.
Ndërkohë që zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta u shpreh gjithashtu se sensibilizohej me situatën pasi diccka të ngjashme po e kalon edhe vendi ynë. Pikërisht për këtë Meta deklaroi se opozita duhet të kthehet në parlament në mënyrë që të japë ndihmën e saj në një situatë të tillë emergjente.
Tërmeti ka shkaktuar mijra viktima në Haiti dhe shumë shtete e organizata humanitare janë sensibilizuar duke dhënë ndihma për viktimat dhe midis tyre dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.Ndërkohë që edhe situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon të mbetet e vështirë.