E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i SHBA-se debate mes paleve ne kongres

Demokratët dhe republikanët në Kongresin amerikan janë ende tepër të ndarë në qëndrimet e tyre, ndërsa kanë debatuar në Shtëpinë e Bardhë arritjen e një marrëveshjeje për buxhetin. Presidenti amerikan Barack Obama rinisi negociatat për rritjen e tavanit të borxhit të qeverisë federale,  në mënyrë që të shmanget pamundësia e pagesave nga ana e saj. Edhe pse pas takimit, që pritet të rimblidhet sërish pas tre ditësh, palët nuk ranë dakord.

Obama tha se është rënë dakord për domosdoshmërinë e rritjes së tavanit të borxhit. Afati i fundit për marrëveshje mes demokratëve dhe republikanëve skadon në dy javë, duke e lënë zbuluar qeverinë në datën 2 gusht.

Në këtë pikë, presidenti e ka marrë vetë në dorë iniciativën e negociatave dhe ftoi liderët demokratë dhe republikanë të Kongresit në Shtëpinë e Bardhë. Bëhet fjalë për një marrëveshje që do e lejojë Kongresin të rrisë tavanin e borxhit në 14.3 trilionë dollarë.

"Kemi bërë progres, dhe unë besoj se edhe më shumë progres do të ketë në vijim, por nuk dua të jap shpresa të kota, pasi kemi punë përpara për të sqaruar disa kontradikta të vështira”-tha Obama.

Bisedimet u ndërprenë dy javë të shkuara, pasi republikanët u treguan skeptikë nëse ato do të sillnin diçka të re. Palët nuk bien dakord për të zgjidhur ngërçin ku ka hyrë debate. Demokratët këmbëngulin në rritjen e disa taksave, kryesisht për klasat e pasura,  ndërsa republikanët kërkojnë shkurtime në programet sociale të qeverisë. Obama nuk ka rënë dakord për një marrëveshje afatshkurtër.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›