E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunuesit e 12-vjecarit AS sjell deshmite

Një ditë pas ngjarjes shokuese të përdhunimit të 12-vjeçarit në Devoll, “AS” sjell dëshmitë e fqinjëve  dhe mësuesve të dy adoleshentëve që kryen krimin.

Dy përdhunuesit i bashkon një fakt: mungesa e baballarëve, të cilët prej 20 vitesh kanë qenë në emigracion, ndërsa fqinjët thonë se janë rritur pa përkujdesje.

"Djem të mirë ishin. S'i njohim për djem të këqinj. Por se si e bënë atë gjë as unë s'e marr vesh"-thotë një i njohur i tyre.

"Njerëz punëtorë, të thjeshtë. Ka 20 vjet në Greqi që po i rrit me mundim të madh.Ndryshe është trajtimi i nënës, pasi në moshën që janë ata, ndikimi i saj nuk influencon shumë. Kurse babai ka tjetër natyrë"-thotë një tjetër.

"Si nxënës është i dobët në mësime. Ne nuk kemi vënë re gjëra të tilla"-thotë mësuesja Valbona Spaho.

"Të dy nxënësit tanë janë rritur pa njërin prind. Kujdesi i pakët, trajtimi jo i ngrohtë familjar. Për mua ka shumë rëndësi fakti se edhe shërbimi psikologjik në shkollat tona është i pakët"-tha Roland Skoti, drejtor i shkollës "Hasan Bitinçka".

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›