Shkodër, "5 heronjtë e Vigut, shpërngulen nga sheshi qendror i qytetit
>"5 Heronjtë e Vigut tashmë janë shpërngulur nga sheshi qendror i qytetit të Shkodrës, në një destinacion ende të paditur. Dje ka qenë dita, kur dy vinça të rëndë kanë mundur të shkulin, por pa i dëmtuar 5 Heronjtë e Vigut, të cilët kanë mbi 26 vite që qëndrojnë pikërisht në rreth rrotullimin e tyre, në afërsi të teatrit Migjeni dhe hotel Rozafat.
Në këshillin bashkiak, kur është marrë vendimi i lëvizjes së tyre për shkak se në vendin ku ato kanë qëndruar do të ndërtohej një shatërvan, të djathtët kanë deklaruar se kjo lëvizje nuk kishte qëllime politike, kurse të majtët socialistë kanë thënë të kundërtën. Gjithsesi, dje monumenti i lartë mbi 5 metra është shkulur dhe është ngarkuar me një destinacion të paqartë, por që burime konfidenciale pohojnë se ky destinacion do të jetë pikërisht fshati Vig ku ato janë vrarë. Kurse, sipas bashkisë, destinacioni i tyre do të jenë varrezat e dëshmorëve në periferi të Shkodrës. Në qoftë se do të vendosen në Varrezat e Dëshmorëve, atëherë edhe monumenti i 5 Heronjve të Vigut do të jetë në prani të tymit dhe të plehrave që këto varreza i rrethojnë prej më se 13 vitesh. Në largimin e tyre kanë qenë veteranë që kanë protestuar, por edhe disa shoqata, të cilat kanë kundërshtuar një veprim të tillë. Me xheste të tilla, Shkodra po shkatërrohet. Shatërvani në vend të tij nuk do të ndërtohet kurrë me standardet që thuhen", ka thënë përfaqësuesi socialist në këshillin bashkiak, Ndue Dodaj. Por sot në Shkodër, ka reaguar fort edhe lideri i LSI-së, Ilir Meta, i cili ka shprehur keqardhjen duke thënë se ne kemi nevojë të nderojmë me sinqeritet përkushtimin e të gjithë atyre njerëzve që u sakrifikuan për bindjet e tyre politike nën regjimin komunist, por kemi nevojë dhe të mos vëmë në diskutim qoftë edhe me akte të tilla simbolike të papranueshme, sakrificën që kanë bërë heronjtë e Shkodrës dhe të të gjithë Shqipërisë". Largimi i 5 Heronjve të Vigut ka pasur polemika në Shkodër dhe ka pasur disa zëra të cilët nuk e kanë mirëpritur largimin e tyre. Në fakt nuk kanë mundur të justifikojnë largimin e një monumenti të tillë madhështor përveç se me arsyen politike të qenies së tyre të vendosur nga regjimi komunist edhe pse të djathtët nuk kanë mundur të deklarojnë se të pesë djemtë, nuk kanë vdekur në luftë.
Historia e 5 heronjve të Vigut
Historia e 5 heronjve të Vigut, tashmë është e treguar dhe e mësuar dhe ka të bëjë me historinë e këtyre pesë djemve të Shkodrës, të cilët po përpiqeshin të përhapnin idetë e tyre në zonën e Vigut midis Shkodrës dhe Mirditës dhe aty ju është bërë një pritë ku edhe janë vrarë nga forcat e bashkuara të kundërshtarëve të komunizmit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Kjo ngarkesë e madhe politike ka bërë që edhe në ditët e sotme, ky monument dhe historia e tij të bëjë që si lëvizja dhe vetë momenti që po largohet nga Shkodra, të rikthejnë edhe ndarjen e qartë midis të majtës dhe të djathtës në qytet, megjithëse askush nuk ka bërë ndonjë zhurmë të madhe dhe të ndezur.