Buxheti i Tiranes dhe balta e politikes se "re"
Kreu i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, mezi kish pritur që ta shpallte LSI-në "armike të popullit" dhe të qytetarëve të Tiranës. Dhe rasti i shumëpritur ishte mosvotimi nga LSI i buxhetit të bashkisë për vitin në vazhdim. Kaq u desh që këshilltarët socialistë të shfaqeshin mediatikisht të mllefosur dhe në formë lapidare soc-realiste për të denoncuar këtë "tradhti" e bashkim të votave LSI-PD "kundër interesave të qytetarëve të Tiranës".
Ishte një reagim patetik dhe primitiv, që jo vetëm bie ndesh me thirrjet për "uljen e toneve", por edhe me tezat e "politikës së re" që shpall se është kundër industrisë së baltës dhe hedhjes së topave të baltës mbi kundërshtarin. Mjerisht, "politika e re" nuk ngurroi të hidhte baltën e tradhtisë mbi aleatin e djeshëm dhe mos ndoshta edhe atë të nesërm? Por anatemimi ekstrem i mëkateve të tjetrit ndonjëherë nxjerr më në shesh humnerën e mëkateve të tua. Sepse, nëse vota LSI-PD kundër një buxheti bashkiak anatemohet si "tradhti e popullit", ç‘mund të quhet bashkimi i votave PS-PD, që duke amenduar pabesisht Kushtetutën, ka deformuar sistemin politik ku është i dënuar të vegjetojë populli?
***
Shqetësimi është se, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, po përpiqen të politizojnë dhe maksimalizojnë kundër LSI-së dhe në mënyrën më populiste të mundshme, një votim kundër të LSI-së për buxhetin e Tiranës. Reagimi është i papërligjur, sepse politikisht thellon çarjen e të majtës. Mesa duket kjo nuk përbën problem për Edi Ramën. Kohët dhe qëndrimet po provojnë gjithnjë e më shumë se Edi Rama nuk do bashkimin e së majtës, as fitoren e së majtës së bashkuar. Rama po ecën vendosmërisht sipas motos: o të gjitha, o asgjë! Rama do një fitore të Ramës që qëndron (si vetë populli) "tej së majtës dhe të djathtës", sepse Rama në kokën e Ramës "është populli".
Por nuk është vetëm ky delir i rrezikshëm politik që e bën të kritikueshme emfazën mediatike të socialistëve kundër një votimi në bashki. Janë dhe parimet e një qeverisjeje me pëlqim ose me konsensus që e kundërshtojnë atë. Një shoqëri ka disa nivele konsensusi dhe, sikundër ka treguar Giovani Sartori, ato janë tri: konsensusi në nivelin e komunitetit për vlerat, konsensusi në nivelin e regjimit për rregullat procedurale dhe konsensusi në nivelin e qeverisjes për politikat e qeverisë. Këtij të fundit i takon edhe konsensusi për buxhetin e një qeverie, në këtë rast, të pushtetit lokal.
Por pikërisht në këtë nivel të tretë, sqaron Sartori, konsensusi kalon në disensus, në mospajtim dhe kjo jo vetëm nuk është e dëmshme, por baza dhe thelbi i çdo demokracie. Sepse objekt i mospajtimit nuk është forma e qeverisjes, por kush qeveris, pra, politikat e qeverisjes. "Ndaj, konkludon Sartori, të pajtohesh me mospajtimin, është me të vërtetë tharmi që i jep shpirt demokracisë". Por pikërisht mospajtimin me buxhetin, këtë mungesë konsensusi me PS-në aty ku një gjë e tillë është e dobishme, "socialistët" e Ramës e shpallin tradhti ndaj popullit! Është thjesht intolerancë ndaj atij që mendon ndryshe dhe që, po për shkak të virusit të intolerancës, shpallet si tradhti.
***
Ndërkaq, nëse mund të flitet për një tradhti pa thonjëza të demokracisë liberale (por edhe të popullit, nëse demokracia liberale është e mira e tij), ky është rasti i "konsensusit" të arritur nga PS-PD lidhur me amendimin e Kushtetutës. Ai ishte një pazar i turpshëm, që shkatërroi rregullat bazë të lojës së sistemit politik. Ndaj, ajo që u paraqit si "konsensus" PD-PS apo Rama-Berisha, shkatërroi bazat e konsensusit në nivelin e regjimit, sepse duke goditur pavarësinë e shumë pushteteve, u hapi rrugë qeverive që të vendosin sipas parimit të shumicës, pa pasur asnjë kufizim dhe duke shpërfillur vullnetet e pakicave.
Arroganca e shumicave gjeti më në fund bazën e vet "kushtetutese". Kjo do të thotë, as më shumë e as më pak, por tirani e shumicës. Por "demokracia është të vendosësh me shumicë (brenda disa kufijve)", sqaron Sartori. Dhe e ballafaquar me këtë pikëpamje, rezulton se "reforma" e Kushtetutës, e ndërmarrë nga Rama dhe Berisha, shpie ujë në mullirin e autoritarizmit berishist (ndryshe Berisha nuk do ta kish dhënë votën), por edhe të një autoritarizmi "tej së majtës e së djathtës". Prandaj, Rama e dha votën. Është pa dorashka, një investim tiranik. Dhe ua lëmë këshilltarëve socialistë të shqetësuar "për popullin" të thonë, nëse populli i Tiranës e meriton tiraninë.