Në Pragë, atje ku leninizmin e mundi lennonizmi
Vendësit i thonë "Praha". Në fakt, zyrtarisht thuhet "hlavní město Praha", domethënë, fjalë për fjalë: "Praga, qyteti kryeqytet". I nominuar prej UNESCO-s qysh në vitin 1992 në regjistrin e qyteteve "trashëgimi botërore e njerëzimit", njësoj si Berati ynë, Praga është gjithashtu qyteti i nofkave dhe epiteteve. Quhet ndryshe "mëma e qyteteve" (në latinisht: "Praga mater urbium", kurse në gjuhën e banorëve vendës-"Praha matka měst"), "qyteti i njëqind lartësive, majave, shigjetave" ("city of a hundred spires"), "qyteti i artë" dhe ndoshta edhe me shumë nick-names të tjerë. "Praha" ka dhe kuptimin e përgjithshëm të sllavishtes "përvo", "i parë".
Ndërsa nxitoj drejt "Karlovy most-it" ("Charles bridge"), një prej nyjave parësore që duhet të vizitojë njeriu pasi ka mbërritur në Pragë, duke përfituar nga dy-tri orë "free time" të ditës së parë të pjesëmarrjes sime në konferencën që organizon ‘Europian Stability Iniciative‘ (ESI) në prag të tranzitimit të Presidencës së Bashkësisë Evropiane shtetit çek, përkundër këtyre shpjegimeve që gjenden me shumicë në guidat turistike, në mendjen time gjithçka shpjegohet kryeneçësisht ndryshe. Pragë, si prag dimri. Pragë, si prag shpalljesh e vetëshpalljesh "njeriu i vitit". Pragë, si prag nominimesh në listën vazhdimisht të mjegullt të dhjetoristëve.
Me një gotëzë verë të ngrohtë në dorë shpejtoj hapin mes për mes kalimtarëve të shumtë, të cilëve më ngjan se u përzihen frymët dhe avujt e pijes së bekuar, të cilën vetëm këtu, në Pragë, mund ta shijosh të tillë, të zier si ponç. Këtu të gjitha ndodhin në mënyrën më të pabujshme që mund të bëhet. Këtu lennonizmi mundi leninizmin. As tanke, as revolta popullore, as shembje e rrëzime. Gjithçka nisi te ky mur, krejt i zakonshëm, pa asnjë histori, fare pranë Karlovy most-it. Prej fillimit të viteve 1980 rinia çeke e ktheu këtë faqe muri në një farë ekspozite të hapur grafitesh, të gjitha të lidhura me emrin e këngëtarit John Lennon. Tani ai quhet "John Lennon Wall". Në të vërtetë, Lennon nuk ka qenë kurrë këtu. Por ka qenë fryma e tij. Gjysmëhëna islame (c), plus rrethin shenjues të pacifistëve, plus yllin e Davidit (Y), plus shenjën e qiriut (i), plus shenjën e dollarit pa vizat vertikale (s), plus shenjën e kryqit (V), të rreshtuara njëra pas tjetrës, formonin një fjalë të vetme: "coexist": bashkëjetoj, që ruhet ende si një pikturë murale.
Ishte ndoshta thirrja e parë për bashkëjetesë mbi muret. "Muri i John Lennon-it" mbushej ditë pas dite dhe vit pas viti me simbole të reja pacifizmi dhe qëndrese të heshtur. Kjo vazhdoi gjatë, derisa lennonizmi e mundi leninizmin. Është pikërisht kështu. Në fundin e viteve ‘80 në Pragë nuk kishte as dekabristë e as dhjetoristë, kishte vetëm një lëvizje që quhej "lennonizëm". Ndoshta ky është qyteti i vetëm në botë ku fryma e këngëve të djemve të Broadway-t, "Beatles", u kthye në revolucion. Edhe Tirana jonë e pati një sezon të tillë historik: sezonin e triumfit të frymës. Por pastaj ndodhi ajo që dihet. Sepse, sikurse thuhet në një maksimë të kohërave moderne, "lëvizjet e mëdha i frymëzojnë të diturit, i udhëheqin të guximshmit dhe i vjelin batakçinjtë".
Protesta me grafite më ka tërhequr gjithnjë. Edhe pse në Shqipëri moda e tyre u përhap mjaft vonë, kumteve të kriptuara të tyre u pata kushtuar një dokumentar televiziv. Por vetëm këtu, në Pragë, në kryeqytetin e tashmë të Evropës së Bashkuar, do të mësoja se pikërisht me grafite mund të ndërtohet një lëvizje e madhe. Këtu, tamam ngjitur me ‘Karlovy most‘, tani autoritetet i kanë ngritur një bust John Lennon-it. Dhe mua më vijnë ndërmend sërish shënimet e studentëve shqiptarë të fundit të viteve 1980, të cilët gjithashtu në piedestalet bosh nuk shenjuan as emrat e tyre dhe as emrat e liderëve të tyre, por emra të atyre që i dhanë botës tjetër frymë, emrat e këngëtarëve-legjendë që mbajtën gjallë shpirtin e lirisë.
Aty për aty kujtohem se fare pak kohë më ka mbetur për të shkuar "Te gota". Miqtë në Tiranë ma kanë kujtuar disa herë se nuk ka kuptim të vizitosh Pragën dhe të mos provosh një birrë si të Shvejkut. Po unë "Te gota jam!", them me vete, duke shkundur fundin e gotës së verës së ngrohtë. Ndërsa Shvejkun "e takova" qysh në aeroport. Burri i bëshëm me barkun e kërcyer sikur do t‘i dilte vendit, me birrën e zezë ndër duar, që kryente formalitetet në portën e pasaportave, nxitoi të më saktësonte se në çekisht nuk thuhej "zoti Shvejk", por "ushtari Shvejk". Oficeri qesh me të madhe pa e ndarë birrën nga duart. Dhe mua më duket se ky popull gjithë historinë e vet e ka përshkuar duke qeshur. Këtu ka kuptim të vërtetë ajo që dëshironin filozofët antikë grekë: "Të ndahesh nga e kaluara duke qeshur". E qeshura prej tërmeti e ushtarit të mirë Shvejk shkatërroi perandorinë më të madhe të kohërave moderne, perandorinë austro-hungareze. Devocioni "in extremis" i shtetasit "sherr-budallë", siç e kanë cilësuar shpesh studiuesit, me ngulmimin e tij për të nxjerrë certifikatën e lindjes dhe për të lënë spitalin në emër të "thirrjes së Atdheut", si çdo stërzmadhim tjetër, dërrmoi edhe autoritetin e kurorës së perandorit sovran. A nuk u shemb edhe autoriteti magjik i Enverit pikërisht prej stërzmadhimit, që u dha njerëzve kurajë ta thërrasin jo komandant e timonier, por thjesht "Dullë"?!
Vetëm pak çaste qëndrimi dhe bisede me oficerin e pasaportave m‘u deshën për të mësuar se Shvejku për çekët nuk është vetëm njëfarë heroi kulture, por edhe rrënja e shumë fjalëve të përdorimit të përditshëm në gjuhën e vendësve: "švejkovina"-të bësh si Shvejku; "švejkovat"-si për një Shvejk; "švejkárna"-absurditet ushtarak dhe shumë fjalë të tjera. Dikur, në dekadat e "Luftës së Ftohtë", kur kontrolli mbi librat ishte ndoshta më i rreptë se mbi floririn, doganierëve, të njërës apo të tjetrës pjesë të botës të ishin, u mjaftonte vetëm një sy tërthor karikaturave të Shvejkut, vepra të vërteta arti të çekut Josef Rada, për të vënë buzën në gaz e për të thënë: "Ky kalon! Ky ka pasaportë ndërkombëtare!". Ashtu ishte vërtet kudo në botë, në cilindo kufi, por jo dhe në Shqipëri. "Ushtari i mirë Shvejk", për ironi të së vërtetës, në Tiranë u botua me shkurtime. Romani i njohur i Hashekut, emrin e të cilit shpesh e harrojmë padrejtësisht, nuk mund të hynte, bie fjala, në bibliotekat e reparteve ushtarake. Shvejku ishte i frikshëm, sepse me të qeshurën e tij, ai i kthente autoritetet në dordolecë.
Çekët me të vërtetë kanë qenë historikisht mjeshtër të zgjidhjeve të buta. "Pranvera e Pragës", një jehonë e shkurtër e së cilës u ndje dhe në Tiranë, për herë të parë shpalli si ideal "socializmin me fytyrë njerëzore". Zbutja duhej të vinte duke ndryshuar sistemin. A. Dubček, ish-udhëheqësi komunist i Çekosllovakisë së asaj kohe, doli para mikrofonit të radios kombëtare dhe tha: "Deklaroj para jush se që sot e tutje nuk do të ketë më censurë. Njerëzit janë të lirë të shprehin mendimet e tyre". Pikërisht kjo deklaratë kaq e shkurtër e tij, ishte e paimagjinueshme për një vend totalitar, gjithë mekanizmi i të cilit është ndërtuar mbi bazën e hegjemonisë ideologjike. Edhe E. Hoxha ynë provoi një herë të shprehej se "cilido, pa frikë dhe me shkronja të mëdha duhet të shprehet lirisht për punët dhe njerëzit", por gjithçka u katandis në një fushatë fletë-rrufesh, që i dhanë kohës fytyrën më të egër të "hate speech". "Rrufeve" të fletë-rrufeve nuk u shpëtuan as dijetarët më të mëdhenj të Akademisë së Shkencave.
Ndërsa mendja ime qysh në aeroport vazhdon të jetë e pushtuar nga ideja e "revolucionit të së qeshurës" dhe, pse jo, dhe nga një ndjenjë xhelozie, që këtyre çekëve gjithnjë u ka shkuar fjollë me pranverat politike, me lennonizmin kundër leninizmit, me Shvejkun kryehero që e shemb perandorinë prej devocionit të tepërt, kurse ne në Shqipëri edhe humorin e patëm në kornizë, e ndiej se duhet të jemi afër rezidencës ku do të vendosemi për të qëndruar gjatë tri ditëve të konferencës që organizohet nga ESI. Një kordon mbrojtës u ngrit sa hap e mbyll sytë rreth minibusit që do të na shpinte atje, më bëri të pyes vetvetiu: "Ku jemi kështu?". "In a dangerous zone madam- më tha një prej të bashkëftuarve. - Jemi pranë ambasadës amerikane. Këtu është dhe hoteli ynë". "Pse e quajte "zonë të rrezikshme? - e pyeta. - Mendoni se të jesh pranë amerikanëve është e rrezikshme?". "Por as i sigurt nuk mund të thuash se je"- mu duk sikur më hoqi qafe i huaji e unë ngulmova të marr një përgjigje më të denjë, por përgjigjja më erdhi në formën e një kundërpyetjeje: "Mos jeni gazetarja nga Tirana?". Unë vij nga Beogradi. Kënaqësi që ju njoha". "Kënaqësia është edhe e imja, por atë rrezikshmërinë e zonës amerikane nuk ma shpjegove" - e pyeta unë ashtu si do të kishte pyetur Shvejku vetë, teksa nëpunësit kryenin detyrën e tyre të kontrollit rutinë. Duke hyrë në rezidencën që mban emrin e princeshës Constantia, një prej më të rëndësishmet në Pragë, kolegu serb më dha një përgjigje të turbullt, që lidhej me kuptimet dhe ndjesitë e ndryshme ndaj demokracisë dhe sidomos ndaj modelit amerikan të demokracisë.
Të nesërmen do të niste konferenca. Jo si ato konferencat ku gjithsecili thotë ç‘ka në mendje dhe rrethi pastaj mbyllet. Këtu edhe pritjet e zakonshme kthehen në zona të nxehta debati. Ja ku po përpiqet përsëri kolegu nga Beogradi t‘i mbushë mendjen një këshilltari diplomatik vendës se BE-ja duhet të marrë më parë mendimin e Serbisë për Kosovën. Këshilltari përgjigjet brenda kodit diplomatik, duke përmendur nene rezolutash dhe referenca aktesh të tjera ndërkombëtare. Pastaj, papritur, madje në mënyrë domethënëse, më drejtohet dhe më pyet: "Shqiptare?". Rroftë Shvejku, mendova. Ka plot përgjigje të gatshme. Por me zë u përgjigja: "Natyrisht", me një ton të tillë sikur do të pyesja: "E ç‘ë tjetër?!" "Thonë për ju, se keni burra të fuqishëm", ia ndryshoi krejtësisht drejtimin bisedës burri i tepër i gjatë çek. Qesha: "Në ç‘kuptim? Nuk e di se çfarë quani ju "burra të fortë", thashë me të qeshur, por shpesh kam menduar se po të kishte pasur vendi im, burra të fortë apo heronj si të historisë suaj, ndoshta në janar, do të kishte qenë Shqipëria ajo që do të kish marrë Presidencën e radhës të BE-së. Çeku i stërgjatë u bë më i vëmendshëm. "Nuk e mohoj, kemi në historinë tonë emra burrash të shquar, me të cilët mund të krenohesh. Por mua nuk më pëlqen t‘i lidh ngjarjet historike me disa protagonistë. Pëlqej të nderoj ngjarjen, nuk ka rëndësi, e bënë trima apo kodoshë, burracakë apo dështakë. Dua të them, në mënyrën si e kuptoj unë idiomën "burra të fortë" është e vërtetë që ne kemi me ç‘të mburremi, ashtu si ju. Jo, ne nuk kemi shumë ngjarje për t‘u kujtuar", me çuditi çeku i bardhë. S‘kemi shumë ngjarje e heronj, janë vetëm disa stacione të vogla, por jo gjigante, siç i ka Ballkani. Vërtet mendoni kështu? Do të mendoja të kundërtën. Si mund t‘i quash thjesht "stacione": epokën humaniste të Ian Hus-it, universitetin e tretë në botë që ju keni këtu në Pragë (pas universitetit të Bolonjës e atij të Parisit), princeshën Constantia dhe përhapjen e frymës së reformës kishtare evropiane në zemrën e pravoslavizmit? Unë do të guxoja t‘ju pyesja madje se si mund të cilësohet thjesht "stacion" simboli i "heroit" të Luftës së Parë Botërore, ushtari i mirë Shvejk, që i mësoi botës si të vendoset fati i një lufte prej përqeshjes? Si mund të quhet "stacion" ajo që bota e njeh si fenomen i papërsëritshëm, "pranvera e Pragës" e ca më tepër "Karta 77" dhe "misioni Havel"? E di mirë se historia ka nevojë për mite, për fuqi trimërore. Ka popuj që i kanë zgjidhur problemet e tyre me shpatë. Edhe kreu i udhëheqjes komuniste të Shqipërisë kështu mendonte me mburrje: Populli ynë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Por a nuk është historia diçka më shumë se histori lufte, edhe histori kulture dhe qytetërimi? Pse qenka e rëndësishme t‘i fitosh betejat me gjak? Mua do të më pëlqente shumë që vendi im t‘i kish dhënë botës një arketip si Shvejku, por Shvejku ka dalë nga shpirti i një populli, i këtij populli, ashtu si kanë dalë më vonë edhe heronjtë e protestës. Pas disa ditësh do të mbushen plot 40 vjet nga vetëdjegia publike e studentit Jan Palach. Jan Palach më duket më i nderuar para historisë se nobelisti Shollohov, që i bekoi ushtritë sovjetike përmes valëve të radio Moskës ditën e pushtimit".
Nuk e kuptova mirë nëse çeku e kishte hapur këtë bisedë krejt rastësisht, sa për t‘iu shmangur ngulmimit të kolegut nga Beogradi për të drejtat serbe në Kosovë, por dukej qartë se po habitej. E ç‘rëndësi kishte, madje, edhe sikur pyetja të kish qenë thjesht një provokacion për të provuar njohuritë e një ballkanasje nga fundi i gadishullit. "Sir,-shtova me një zell që nuk e di nga më vinte. Ne, në Shqipëri e njohim vendin tuaj me emrin e vjetër mesjetar, Bohemi. Një prej baladave më të lashta të popullit shqiptar, balada e vëllait të vdekur që ngrihet nga varri për të sjellë në gjini motrën e martuar larg, "nëntë male kaptuar", duhet të ringjallet për të ardhur pikërisht këtu te ju, "në Bohemi". Bohemia ishte ëndrra mesjetare e arbërve për aleatë evropianë. Ishte vendi i dëshiruar i krushqive të mëdha. Për mua, Doruntina dhe i shoqi i saj misterioz që jetonte "tutje në Bohemi" janë më shumë heronj se ata të shpatave e pallave të rënda. Epoka e humanizmit te ju lindi universitetin, kurse te ne vëllain që ringjallet njësoj si Jezu Krishti. A nuk është ky Shën Njeriu dhe a nuk ua kalon ky Shën Njeri edhe atyre heronjve që ju i quani "burra të fortë", qoftë dhe si Skënderbeu?!".
Po mua kush do të më kthejë prej këndej?!, mendova në një çast boshllëku. Unë s‘jam Doruntina dhe kjo Bohemia e sotme shumë shpejt do të marrë kryesinë e supershtetit evropian, ku janë lidhur ëndrrat e shqiptarëve, i thashë vetes me qetësi.
Heronj kulturorë apo heronj historikë? Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Pragë pothuajse përditë do të më duhej të ballafaqoja dy modelet. Në një bashkëbisedim me zv.ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, z.Tomas Pojar, me shumë sinqeritet çmova urtësinë e popullit çek, që e realizoi ndarjen me Sllovakinë brenda një nate, pa asnjë të shtënë, pa asnjë trimëri të bujshme. Po a ka trimëri më të madhe se ajo që i arrin ndryshimet pa shkatërrim? Shembulli më çnjerëzor i këtij modeli është Ballkani, me luftërat e zgjatura në ish-Jugosllavi, ku secesioni shkaktoi krime të llahtarshme. Realitete të ndryshme, zgjidhje të ndryshme, përgjigjet me modesti Pojar, duke mos dashur as të mbiçmojë urtësinë çeke, as të nënçmojë trimërinë ballkanase.
Të ndahesh nga e shkuara me fuqinë e së qeshurës apo me fuqinë e heronjve monumentalë? Të mbyllësh një epokë duke deklaruar dorëheqjen e përgjithshme të udhëheqjes politike komuniste (gjithë anëtarësia e komitetit qendror dhe e byrosë politike njëherësh), si ndodhi me komunistët çekë në fundin e viteve 1980, apo të vazhdosh tranzicionin me betejat trimërishte të rrugës edhe pas dy dekadash, si në Shqipëri?! Edhe në pritjen e shtruar për pjesëmarrësit e konferencës së ESI-it nga ambasadorja britanike në Pragë do të më rikthehej ky debat i stërlashtë. Secili prej nesh duhej të përshëndeste mjedisin dhe të vlerësonte "vitin kombëtar", si të thuash. Ne duhet t‘ju jemi mirënjohës, i thashë ambasadores britanike, një lady e vërtetë në sjellje dhe në shprehje. Sepse ju jeni vendi i parë që keni njohur diplomatikisht pavarësinë e Kosovës. M‘u duk sikur mezi i përmbajti fjalët "ah, nuk e dija", por entuziazmin nuk e fshehu pas asnjanësisë krejt normale diplomatike. Kjo është e rëndësishme. Po tjetër, ç‘ka pasur vendi juaj të kësaj shkalle? Përmenda ftesën për anëtarësim në NATO dhe progresin në ratifikimin e MSA-së. Diplomatë e politikanë, vendës e të akredituar, disa herë do të konfirmonin një vullnet shumë pozitiv për një të ardhme evropiane të Shqipërisë dhe për një progres në promovimin ndërkombëtar të Kosovës. Kolegu nga Beogradi do të këmbëngulte prapë në të drejtën serbe mbi shtetin më të ri të Ballkanit. E dini, i thashë me mirësjellje: në asnjë akt ndërkombëtar historikisht Kosova nuk është njohur ndonjëherë si pjesë e Serbisë, prandaj nuk e kuptoj për ç‘të drejtë flisni. Në Traktatin e Londrës (1913) nuk ka asnjë parashkrim për "gëlltitjen" e Kosovës në Serbi. Dy traktatet që u dhanë fund dy luftërave ballkanike, të njohura si traktati i Bukureshtit dhe traktati i Stambollit, të së njëjtës periudhë, nuk janë nënshkruar e pranuar nga të gjitha palët, prandaj nuk kanë hyrë kurrë në fuqi. Edhe në Traktatin e Versajës (1918) shprehimisht Kosova është territor i mbretërisë serbo-kroato-sllovene, por jo i Serbisë. Ju e dini mirë se të tria ish-Jugosllavitë kanë vdekur, kështu që bashkë me to ka vdekur dhe e drejta jugosllave mbi Kosovën. Nuk e di nëse kolegu serb heshti: thjesht për mirësjellje apo sepse këto fakte diplomatike, me të cilat isha njohur duke përgatitur monografinë kushtuar fatit të Shën Naumit, i erdhën papritur. Por nuk besoj te kjo e fundit. Në stacionet diplomatike që jam ndalur kam kuptuar se të heshtësh d.m.th edhe të dëgjosh.
Vendosa t‘i kushtohesha për pak çaste gotës së verës së shijshme. Ndërkaq si nëpër gjumë copëra dialogësh më hynin e dilnin nëpër mendje.
Zgjedhjet? Po, sigurisht, kanë shumë rëndësi. Por, zonjë, zgjedhjet përsëriten, kanë një periodicitet të rregullt, dhe, ju e dini, gjërat që përsëriten nuk janë dhe aq të rëndësishme. Të paktën jo gjithnjë. Qesha me Shvejkun në mendje! Të nesërmen do ta lija vendlindjen e Franz Kafkës, qytetin, të cilit Mozart i kushtoi simfoninë 38 dhe i vuri emrin "Praga", kryeqytetin e Evropës së Bashkuar për një gjysmë viti në vijim...