"Too late" & "Puzzle"
Driant Zeneli është fituesi i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të arteve pamore, "Onufri 2008". Në edicionin XV të konkursit, juria ndërkombëtare vlerësoi artistin shqiptar, i cili fitoi me videon e titulluar "Too late" dhe "Puzzle". Ndërkaq, artisti Heldi Pema është vlerësuar me çmimin e dytë. Ai është prezantuar në konkurs me dy fotografi, "Pa titull" dhe "Në mur". Zeneli e Pema janë shpallur fitues, ndërsa së bashku me kolegët artistë, të gjithë shqiptarë, janë bërë pjesë e këtij edicioni të konkursit ndërkombëtar "Onufri". Së bashku me Driant Zenelin dhe Heldi Pemën, morën pjesë në konkurrim edhe nëntë artistë të tjerë, pra gjithsej ishin 11 artistët pjesëmarrës, jo 13 siç u prezantuan fillimisht. Në konkursin e cilësuar njëkohësisht edhe si një ekspozitë, 13 konkurrentët, emrat e të cilëve u deklaruan më 22 dhjetor, ditën kur edhe u çel edicioni XV i konkursit ndërkombëtar të arteve pamore, "Onufri 2008", deri një ditë para mbylljes së tij, ishin të gjithë në garë për të fituar çmimin e më të mirit. Por rastisi që vetëm një ditë para shpalljes së çmimit, ndërsa edhe juria kishte nisur shqyrtimin e veprave pjesëmarrëse në konkursin-ekspozitë, dy prej tyre, përkatësisht Orion Shima e Alban Hajdinaj, sipas një njoftimi prej zyrës së shtypit të Galerisë Kombëtare të Arteve, me dëshirën e tyre largohen prej "Onufrit 2008". Të dy konkurrentët e larguar, më parë kanë qenë fitues të konkursit në fjalë, e ky ishte edhe një prej preteksteve të dhëna për largimin. Pas kësaj "braktisjeje", artistët pjesëmarrës dhe që konkurruan për çmim deri në fund, pa pengje dhe brerje ndërgjegjeje, ishin Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Heldi Pema, Pleurat Xhafa, Driant Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro. Konkursi ndërkombëtar "Onufri" këtë vit ishte vërtet "vendi ku lulëzojnë paradokset", njësoj me temën e përzgjedhur prej kuratorit, profesorit të fenomenologjisë, italianit Riccardo Caldura.
"Onufri 2008" u kthye në një ekspozitë a konkurs(?) dëshirash, ku secili pjesëmarrës ishte i lirë të vendoste çfarë të donte e kur të donte. "Onufri" ishte një konkurs të cilit nuk iu dha vëmendja e duhur për sa i përket anës informative, por edhe organizimit. Artisti Alban Hajdinaj deklaron se kishte vendosur qysh në krye të herës të mos konkurronte për çmim. Njësoj si artisti i huaj, Bert Theis nga Luksemburgu, i cili erdhi si i ftuar dhe jashtë konkurrimit, edhe artisti shqiptar kishte njoftuar në drejtori se nuk do të ishte pjesë e garës. "Unë e kam fituar më parë "Onufrin". Jam vlerësuar me çmim në vitin 1998. Këtë vit mua më pëlqente të merrja pjesë në këtë ekspozitë jo për garën, po për çmimin. Më interesonte fakti të isha pjesë e saj, sepse e vlerësoj si të vetmen ekspozitë me vlerë për sa i përket artit bashkëkohor në vend. Nuk kam qenë i interesuar për pjesën e konkursit. Me Drejtorinë e Galerisë së Arteve e kam sqaruar më parë se nuk doja të merrja pjesë në konkurs, doja të isha pjesë vetëm për ekspozitën, sepse e cilësoj si një prej më të afirmuarave. Nuk e di pse nuk është bërë me dije që në fillim", komenton Alban Hajdinaj. Të njëjtën gjë pohon edhe drejtori i GKA-së, Rubens Shima. Largimin e dy artistëve, Hajdinajt dhe Shimës, ai e komenton si një zgjedhje personale të tyren. "Të dy janë një herë fitues të ‘Onufrit‘, ndaj kanë zgjedhur t‘u japin hapësira më të rinjve. Për ta e rëndësishme ishte pjesëmarrja në ekspozitë, sepse ndonjëherë nuk janë çmimet ato që kanë më shumë rëndësi", shprehet drejtori Shima, a thua se ishin krejt të bindur në fitoren e edicionit të sivjetshëm të "Onufrit". "A e dini vendin ku lulëzojnë paradokset?" ishte tema mbi të cilën u përzgjodhën konkurruesit e këtij edicioni. Duke shpjeguar idenë e kësaj teme në çelje të konkursit, Caldura ka theksuar se "toka e paradokseve është Shqipëria, Tirana. Në të ekspozohen me dallueshëm elementë të qartë që shfaqin realitetin shqiptar. Nga ana tjetër, toka ku lulëzojnë paradokset është toka artistike, aty ku duhet të mësosh të mendosh në mënyrë të ndryshme nga toka e realitetit. Ekspozita ka dy elementë: në të gjejmë një refleksion artistik për realitetin ku jetojmë. Por nga ana tjetër është edhe një tjetër pyetje për realitetet artistike dhe gjendjen e tyre nëpër botë. Jam përpjekur të ndërtoj një tregim mbi imazhe ku duket se gjërat rrinë bashkë, por në të njëjtën kohë janë objekte të mëvetësishme". Juria ndërkombëtare, e përbërë nga Nissim Tal, drejtor i përgjithshëm i muzeve në artit në Haifa të Izraelit; Raya Zommer, drejtoreshë dhe kuratore e muzeut Janco-Dada në Izrael; artisti shqiptar, Parid Teferiçi; Elizabeth Neilson, kuratore dhe drejtoreshë e Zabludowicz Collection në Britani dhe Daniele Carpa, kritik arti për revistën online "Exibart" në Itali, përzgjodhën pjesëmarrësin më të mirë në këtë edicion të 15-të të "Onufrit", që do të vazhdojë të qëndrojë i hapur deri më 2 shkurt.