E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Tiranës, këshilltarët e PD-së ankesa për transparencën

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë marrë informacion për dokumentacionin përkatës

Buxheti i Tiranës për vitin 2010 rezulton i pamiratuar në këshillin bashkiak. Edhe ditën e premte, mbledhja e radhës ka dështuar, për shkak të mungesës së këshilltarëve bashkiakë të LSI-së. Dje, në një deklaratë zyrtare, këshilltari i Partisë Demokratike, Ferdinant Poni, ka sqaruar se nuk ka pasur transparencë lidhur me buxhetin, dokumentacionin dhe hallka të tjera, për të cilat ligji sqaron çdo modalitet. “Ditën e premte ishte thirrur, por nuk u zhvillua për mangësi të theksuara procedurale e administrative, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për buxhetin e kësaj bashkie. Opinioni publik duhet ta dijë se Bashkia e Tiranës vazhdon të sabotojë hartimin dhe miratimin e një buxheti të ndershëm e transparent, një buxheti që do t’u vijë qytetarëve të Tiranës”, sqaroi Poni. Sipas tij, kreu i bashkisë dhe administrata e tij, keqpërdor, anashkalon dhe thyen çdo rregull dhe dispozitë ligjore lidhur me detyrimet që administrata ka. “është e papranueshme dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për buxhetin e shtetit që buxheti i bashkisë të ndërtohet pa një parashikim për nivelin e taksave e tatimeve, për numrin e kontribuuesve për çdo taksë e tarifë lokale. Të gjithëve u kujtohet fare mirë që as edhe sot e kësaj dite grupi i këshilltarëve të PD-së nuk ka marrë informacionin e kërkuar lidhur me nivelin për çdo taksë e tarifë vendore, si dhe bazën e saj”, theksoi Poni. Sipas këshilltarit të Partisë Demokratike, bashkia bën budallain, të paditurin e të painteresuarin edhe kur kërkesës së tyre të ligjshme, ashtu si edhe për listën e detajuar të taksave, //////për të disponuar listë të projekteve nga bashkia, por nuk janë financuar në këtë buxhet, i përgjigjet me listën e projekteve të financuara.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›