Buxheti i ri, zbardhet rritja e pagave dhe pensioneve më 1 maj
Përcaktohen kategoritë që do të përfitojnë më shumë nga rritja. Sa do të jenë pagat e mjekëve dhe arsimtarëve vitin e ardhshëm
Jonida Tashi
Zbardhet skema e rritjes së pagave dhe pensioneve për vitin 2009. Viti i ardhshëm, i cilësuar si vit elektoral, pritet të jetë i frytshëm për xhepat e qytetarëve. Kështu, sipas buxhetit të ri të sapomiratuar nga qeveria, pagat dhe pensionet gjatë vitit 2009 do të pësojnë sërish rritje. Ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë qeveria ka vendosur që vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve të hyjë në fuqi në datën 1 maj dhe jo në korrik. Mjekët dhe arsimtarët do të përfitojnë rritjen më të lartë të pagave gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa përsa u përket pensionistëve më të privilegjuarit do të jenë pensionistët e fshatit. Sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha, me shtesën që do të bëhet vitin e ardhshëm arsimtarët, mjekët dhe infermierët do të ndiejnë dyfishimin e rrogave, pensionistët në qytet do të kenë një rritje të ndjeshme prej 10 për qind, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje prej 20 për qind, e cila garanton përfundimisht dyfishimin e pensioneve të tyre. Gjithashtu, kryeministri i vendit ka bërë të ditur se rritje të madhe krahasuar me vitet e mëparshme do të pësojë në vitin e ardhshëm edhe ndihma ekonomike. Për rritjen e kësaj të fundit, qeveria gjatë 2009-s do të zhvillojë një politikë sociale konstante, ndërsa administrata shtetërore do t’u peshojë taksapaguesve shqiptarë gjithsej vetëm 6.2 për qind të prodhimit të brendshëm të vendit.
Pagat
Rritja mesatare e pagave në sektorin publik për vitin 2009 do të jetë 10 për qind. Pak ditë më parë, qeveria miratoi buxhetin e vitit 2009, sipas të cilit sektori i arsimit dhe ai i shëndetësisë do të përfitojnë rritjen më të lartë të pagave. Duke nisur nga 1 maji i vitit të ardhshëm, rritja e pagave të mësuesve të sistemit të arsimit parauniversitar është 14 për qind. Ndërkohë që për pagat e punonjësve të sistemit universitar rritja e pagave do të jetë e diferencuar. Në këtë mënyrë, fondi i pagave për Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës në 2009-n do të rritet me 10 për qind. Ndërsa për sektorin e shëndetësisë qeveria ka vendosur që në 2009-n pagat të rriten mesatarisht me 12.3 për qind, por niveli i rritjes do të jetë i diferencuar në bazë të pagës. Për sektorin e shëndetësisë fondi total i pagave në 2009-n do të rritet me 2.6 për qind. Gjithashtu, në buxhetin e vitit 2009 është parashikuar një fond i konsiderueshëm prej 16.4 miliardë lekë i kontigjencës dhe fondit rezervë. Ky fond është i përbërë nga 2 miliardë lekë fond rezervë i Këshillit të Ministrave, 8.4 miliardë lekë kontigjencë për të përballuar efektet financiare të politikave të rritjes së pagave dhe të pensioneve dhe 6 miliardë lekë kontigjencë e parashikuar për ruajtjen e deficitit. Qëllimi kryesor i parashikimit të fondit të kontigjencës është i lidhur me eliminimin e riskut në procesin e zbatimit të buxhetit të shtetit.
Pensionet
Përfituesit e pensionit të pleqërisë vitin e ardhshëm pritet të marrin më shumë lekë nga shteti për punën e kryer në vite. Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në Tiranë kanë bërë llogaritjet paraprake se sa do të rriten konkretisht pensionet nga shtesa e re. Sipas tyre, rritja e re e pensioneve, që do të zbatohet në muajin maj të vitit të ardhshëm, parashikohet që t’i shtojë mesatarisht 1 mijë lekë çdo përfituesi të pagesës së pleqërisë. Duke nisur nga 1 maji i vitit të ardhshëm, pensionet e qytetit do të rriten me 10 për qind, ndërsa pensionet e fshatit me 20 për qind. Qeveria ka vendosur që pensionet e fshatit të rriten më shumë se të qytetit. Sipas qeverisë, një vendim i tillë është marrë me qëllim që të zvogëlohet distanca e madhe që ekzistonte mes nivelit të pensionit të fshatit me atë të qytetit. Në rritjen e re të pensioneve do të përfshihen pensionistë që marrin pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti, si në qytet ashtu dhe në fshat. Sipas skemës së re të rritjes, për vitin e ardhshëm pensioni i plotë minimal i qytetit do të rritet 10 për qind ose në masën 951 lekë në muaj, duke përfshirë këtu edhe kompensimet kjo masë pritet të arrijë në nivelin 12226 lekë. Në të njëjtën përqindje do të rriten edhe pensionet e plota maksimale të qytetit. Por, këta pensionistë që marrin këtë lloj pensioni do të përfitojnë një rritje akoma edhe më të madhe, pavarësisht se përqindja është e njëjtë. Kështu, sipas llogaritjeve paraprake, një pensionist që trajtohet me pension maksimal qyteti do të marrë një shtesë prej 1900 lekësh në muaj dhe si pasojë të ardhurat mujore kapin nivelin e 21433 lekësh. Ndërkohë, ashtu siç është vepruar edhe gjatë viteve të kaluara, pritet që kjo rritje të mos cenojë kompensimet e ndryshme që përfitojnë pensionistët. Specialistët e ISSH-së sqarojnë se të gjithë pensionistët pa përjashtim, përveç rritjes së re të vitit 2008, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të qeverisë. Sipas kësaj skeme rritjeje, do të procedohet edhe për pensionet e fshatit. Kjo kategori pensionistësh do të përfitojë një rritje në masën 20 për qind. Kjo shifër e përkthyer në vlerë monetare do të thotë një rritje prej 1040 lekësh në muaj, duke filluar nga muaji maj i vitit të ardhshëm. Kështu, pas kësaj rritjeje, pensioni i plotë i pleqërisë në fshat do të arrijë në masën 6240 lekë në muaj. Ndërsa të ardhurat mujore të pensionistëve të fshatit, që kanë pensione të plota, mbas kësaj rritjeje pritet të arrijnë nga 6240 lekë në 7130 lekë në muaj.
Rritjet
Në krahasim me rritjet e aplikuara gjatë këtyre viteve, pensionet e fshatit do të rriten më shumë. Ky hap është marrë për të minimizuar efektet negative nga rritja e çmimeve. Pothuajse në çdo muaj korrik, qeveria ka aplikuar skemën e rritjes së pagave dhe pensioneve, por vetëm vitin e ardhshëm kjo datë do të ndryshojë dhe është vendosur që të bëhet në muajin maj. Rritja e pensioneve, përveç shtimit të të ardhurave personale të vetë pensionistëve, ka si qëllim që t’i jepet një hapësirë të gjitha kategorive të pensioneve për t’u rritur, në mënyrë që të mos ulet interesi për kontributet e pensioneve të diferencuara. Sipas specialistëve të pensioneve, këto rritje kanë si qëllim që ta bëjnë sa më tërheqëse skemën e sigurimeve shoqërore si dhe të shtojnë sa më shumë të ardhurat mujore të pensionistëve. Mendohet që edhe gjatë vitit të ardhshëm të preken nga kjo rritje të paktën rreth 800 mijë familje në të gjithë vendin. Kjo është rritja e dytë e pensioneve që bëhet publike gjatë këtij viti, por është me efekt nga viti i ardhshëm, ndërsa e para i filloi efektet financiare që nga 1 korriku. Për këtë vit janë rritur me 15 për qind pensionet në fshat dhe 10 për qind pensionet në qytet. Aktualisht, pensioni i plotë minimal i pleqërisë është 9515 lekë në muaj. Ndërkohë që pensioni maksimal në qytet kapërcen dyfishin e pensionit bazë, pra jo më shumë se 19030 në muaj.
Rritja e re sipas kategorive:
Të ardhurat minimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte
9515 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 11275 lekë
Bëhet
10466 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 12226 lekë
Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte
19030 lekë + 350 + 150 = 19530 lekë
Bëhet
20933 leke + 350 + 150 = 21433 lekë
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:
Ishte
5200 + 200 + 690 = 6090 lekë
Bëhet
6240 + 200 + 690 = 7139 lekë
Rritjet në shifra
Të ardhurat e pensionit për pensionistët në qytet do të rriten nga 112 mijë lekë në vitin 2008 në 123 mijë lekë në vitin 2009
Të ardhurat e pensionit të pleqërisë në qytet do të rriten nga 100 mijë në 122 mijë lekë
Të ardhurat e pensionit për invalidët do të rriten nga 80 mijë në 110 mijë lekë
Më 1 maj të vitit 2009 nuk do të ketë rrogë në administratë nën 210 mijë lekë
12 mijë infermierët dhe 4 mijë mjekët e vendit, duke filluar nga data 1 maj do të kenë një rrogë mesatare prej 306 mijë lekësh
4 mijë mjekët në datën 1 maj do të marrim një rrogë mesatare 480 mijë lekë
44 mijë mësuesit e vendit duke filluar nga maji i vitit 2009 do të marrin një pagë mesatare prej 460 mijë lekësh
104 mijë punonjësit e administratës në vitin 2009 do të kenë një rrogë mesatare prej 460 mijë lekësh
7 700 milionë lekë është fondi i përcaktuar nga qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve
107 000 veta është numri maksimal i punonjësve buxhetorë më 1 janar 2009, sipas të cilit është përgatitur Buxheti i Shtetit i vitit 2009
Buxheti i Sigurimeve Shoqërore
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2009 është:
1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.
Të ardhurat, gjithsej 67 109 milionë lekë;
Nga të cilat:
kontributet 49 622 milionë lekë;
transferimet nga Buxheti i Shtetit 17 487 milionë lekë;
Shpenzimet 67 109 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe kategori specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca midis kontributeve të veçanta me kontributin minimal, mbulohen nga subvencionet e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2009, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, do të përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.
2. Skema e sigurimit suplementar
Të ardhurat, gjithsej 4 546 milionë lekë;
Nga të cilat:
kontributet 190 milionë lekë;
transferimet nga Buxheti i Shtetit 4 356 milionë lekë;
Shpenzimet 4 546 milionë lekë.
3. Buxheti i Sigurimeve Shëndetësore
Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2009 është:
Të ardhurat, gjithsej 23 133 milionë lekë;
Nga të cilat:
kontributet dhe të tjera 6 379 milionë lekë;
transferimet nga Buxheti i Shtetit 16 754 milionë lekë;
Shpenzimet 23 133 milionë lekë.
30 Nentor 2008