E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: “Përçarja e së majtës nuk garanton fitoren e së djathtës”



Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, bën thirrje për funksionimin e koalicionit të djathtë qeverisës. Ai thekson se fitorja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të vijë si pasojë e mirëqeverisjes së vendit dhe të mos bazohet te përçarja e koalicionit të majtë. Sipas tij, përçarja e të majtëve nuk mund të përdoret si garanci për të fituar zgjedhjet nga të djathtët. Më tej, Godo bën të ditur se brenda pak ditëve republikanët do të nisin negociatat me PD-në për të rënë dakord për bashkëpunimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndonëse shfaq mospajtimin e tij me Kodin e ri Zgjedhor, Sabri Godo, presidenti i Asamblesë së Partisë Republikane, deklaron se tani është momenti për konsolidimin e së djathtës dhe votave të saj. Por ai garanton se kjo nuk do të thotë përfitim i republikanëve nga listat e kandidatëve të Partisë Demokratike. Ndonëse beson në një mandat të dytë qeverisës për të djathtën, Godo deklaron se koalicioni duhet t’i bëjë mirë llogaritë. Kjo pasi fitorja duhet të bazohet te mirëqeverisja dhe jo te përçarja e së majtës.

30 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›