E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMQ: “Protestë më 1 dhjetor për çmimet e larta të karburanteve”



Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve do të organizojë një protestë më datën 1 dhjetor për çmimet e larta të karburanteve në vend. Në një deklaratë për shtyp, ZMQ-ja fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të reagojnë ndaj këtyre çmimeve dhe i fton ata që ditën e hënë të mos blejnë asnjë litër karburant. Çmimet e karburanteve në vendin tonë kanë mbetur të palëvizshme, pavarësisht zbritjes së tyre në tregun ndërkombëtar. “ZMQ-ja kërkon që konsumatorët shqiptarë, nëpërmjet refuzimit për t’u furnizuar me karburant ditën e hënë, të shprehin protestën e tyre në lidhje me këtë situatë të patolerueshme në treg. ZMQ-ja fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që të hënën, për 24 orë, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë”, - kanë bërë thirrje drejtuesit e ZMQ-së. Arsyet që e shtynë ZMQ-në të ndërmarrë një nismë të tillë kanë qenë ankesat e konsumatorëve shqiptarëve në lidhje me çmimin tepër të lartë të naftës dhe nënproduktete të saj. “Çmimi ulet dhe ngrihet nga një dorë në të njëjtën orë në qindra pika karburanti në të gjithë Shqipërinë”, - shkruhet në deklaratën për shtyp. “Situata që paraqitet në treg, me çmimet e naftës dhe nënproduktet të saj, është skandaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg. Organet shtetërore vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe të arbitrit në mbrojtje të interesave të konsumatorëve. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve vëren se mangësitë për këtë pasqyrohen dhe në ligjin aktual gjë që favorizon mundësinë që shoqëri grosiste të përcaktojnë me lehtësi edhe çmimet e pakicës”, - kanë bërë të ditur drejtues të ZMQ-së.

30 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›