E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratet ne gjyq pas 400 vjetesh

Nis ne Hamburg procesi kunder pirateve somaleze. Piratet u arrestuan ne Kepin e Afrikes ne pranvere te ketij viti pasi kishin marre me dhune nje anije hamburgase. Ky eshte procesi i pare i kesaj natyre para Gjykates se Hamburgut qysh prej 400 vjetesh.

Piratet u arrestuan ne Kepin e Afrikes ne pranvere te ketij viti pasi kishin marre me dhune nje anije hamburgase. Ky eshte procesi i pare i kesaj natyre para Gjykates se Hamburgut qysh prej 400 vjetesh. Ata erdhen me anije te lehta por te shpejta ishin te armatosur rende me predha antitank dhe me kallashnikove. Dhjete burra te cilet donin te zaptonin anijen e mallrave Taipan te tipit kontenier. Kur piratet u ngjiten ne bord ekuipazhi ishte terhequr ne nje hapesire te sigurt ne brendesi te anijes dhe anija kishte ngecur ne vend. Taipani luhatej ne oqean. Ushtaret holandeze e vune nen kontroll anijen pas kater oresh thote prokurori i larte Wilhelm Mwllers.

Kjo eshte nje situate e qarte. Ne fund te fundit te pandehurit jane kapur dhe arrestuar ne veprim e siper perkatesisht ne bordin e anijes.

Pervec nje ushtari holandez i cili rreshqiti nga anija nuk duhet te jete plagosur askush tjeter. Prokurori i Hamburgut i akuzon dhjete somalezet per grabitje te njerezve dhe sulm ndaj transportit detar. Prokuroria bazohet kryesisht ne theniet e deshmitareve okulare. Ne kemi degjuar deshmitare te anijes Taipan vecanerisht kapitenin ketu. Pastaj kemi ne zoterim prova materiale ketu perfshihen ne vecanti armet e zjarrit dy granatahedhese shkallet e konfiskuara.

Para ketyre deshmive nuk do ta kene te lehte as 20 avokatet e pirateve para Gjykates se Landit ne Hamburg. Ndoshta avokatja Gabriele Hainecke i thekson per kete arsye kushtet kaotike ne Somali nga ku e kane prejardhjen piratet e dyshuar. Somalia eshte nje vend ku nuk mund te jetoje njeri. Somalia eshte vendi me i varfer me kaotik dhe me i tmerrshem qe mund ta imagjinosh qe ne kete kohe tiranizohet nga milicet Al Shabaab. Askush qe deshiron te kaloje nje jete dinjitoze aty nuk mund te mbijetoje.

Per prokurorin kjo luan njehere per njehere nje rol minimal. Ashtu si per Roland Hwger shefin e kompanise se anijeve Komrowski ne Hamburg te cilit i perket edhe anija e kidnapuar Taipan . Ne presim nje vendim ne drejtim te nje denimi te drejte lidhur me plackitjen e njerezve pengmarrje dhe rrembimin.

Prej fillimit te veres dhjete piratet e dyshuar ndodhen ne Hamburg ne paraburgim deri tani ata nuk jane deklaruar per akuzat. Avokatja Gabriele Heincke le te hapur faktin nese klienti i saj ne gjykate do te deshmoje per te gjitha apo nuk do te thote asgje. Ai eshte nje nga njerezit ne Somali qe nuk kane mundur te mbijetoje ne Somali qe kane uri qe kane pasur nje familje ose qe ka nje familje per te cilen ai eshte i shqetesuar.

Ne qofte se shpallen fajtore familjet e pirateve te dyshuar duhet qe per nje kohe te gjate te jetojne pa burrat e tyre. Masa e denimit eshte ndermjet pese dhe pesembedhjete vjet. Vendimi pritet nga pranvera e ardhshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›