Kaos... Tirana mbytet ne trafik

Tirana mbytet ne trafik per 4 ore ndersa shirat te favorizuara nga mungesa e kanalizimeve permbyten rruget dhe banesat e kateve te para. Justifikimi Rama akuzon shiun per komplot parazgjedhor
Bjeri bjeri ti - iu kthye nje shofer sirenes se ambulances - ne kete trafik rrezik vdesin te shendoshet e jo me te semuret. Ky monolog u be dje ne kryqezimin me te madh te kryeqytetit ku mijera makina qendronin ne radhe per te levizur vetem disa centimetra ne minute. Nese Tirana do te shihej pasditen e djeshme nga qielli do te ishte nje qytet statik pa asnje levizje. Kjo jo sepse banoret e kryeqytetit kishin vendosur te benin realitet qofte edhe per nje here te vetme nje Dite pa Makina por sepse mijera makinat e vershuara ne rruget e Tiranes nuk leviznin qofte edhe nje centimeter per shkak te trafikut kaotik qe dje tejkaloi cdo kufi durimi per shoferet.
Histori e dikujt...
....Taksisti u dorezua ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit ose me mire te themi ra deshmor mori gjysmen e tarifes qe i takonte pasi na kishte paralajmeruar me pare se kjo do te ndodhte dhe fiku makinen. Skam cte bej vella e sheh vete te thashe nuk kalohet deri atje ku do te shkosh ti arrijme pas dy oresh.... Me kembe mberrita ne pune pas 10 minutash duke pershkruar gjithe vargun e makinave qe nuk levizte por thjesht u meshonte borive...
Jam bllokuar nje ore ketu dhe duhet te leviz me kembe tani ndash na thote Besimi i cili ishte bllokuar perpara nje autobusi te palevizshem ne piketakimin e Rruges se Dibres me unazen e re te vogel te Tiranes. Makinen e parkoi mbi trotuar dhe vendosi te ecte me kembe teksa nuk shihej shprese ne horizont per ndonje levizje qofte edhe te vogel te automjeteve qe kishte perpara.
Lajmi i keq eshte lajm i mire e duke qene se edhe makina ime u gjend e bllokuar ne kaosin perpara shkolles Sami Frasheri vendosa qe te bej nje rrugetim te shkurter ne rreshtin me mijera makina qe perngjanin si percjelles te ndonje arke morti hellip ndoshta per trafikun e Tiranes.
E ne fakt rruges per ne qender situata nuk permiresohej. Nga fillimi i Rruges se Dibres afer spitaleve e deri pas Muzeut te Tiranes shoferet vendosen qe te fiknin makinat te dilnin per ndonje cigare jashte tyre e per te pritur me shprese se mos dicka ndryshonte. Ne fillim te bulevardit Zogu i Pare ne afersi te stacionit te trenit ku makinat prej ores 1600 e deri ne oren 1730 nuk levizen asnje centimeter mund te shihje brenda makinave te tyre njerez qe po mbaronin paketen e dyte te cigares apo akoma edhe duke fjetur gjume si ne rastin e nje automjeti me targa Fieri qe qendronte i heshtur ne afersi te Ministrise se Drejtesise.
Kam nje oren e gjysme qe jam nisur nga Arkiva e Shtetit dhe deri ketu arrita te vij ndash na thote Fitimi shofer taksie qe ishte bllokuar ne hyrje te Fakultetit te Shkencave te Natyres e qe prej pak minutash radha pas tij ishte bere e pakalueshme ndash kaos te tille nuk me kane zene syte eshte tmerr shih te gjithe kane fikur makinat e po presin me shprese te Zoti.
Pavaresisht kesaj kjo rruge dukej e qete. Borite qe shurdhojne kesi rastesh rruget kur makinat ecin shume ngadale pas dhjete minutash pritjeje nuk degjoheshin askund pasi durimi kishte sosur prej kohesh dhe pjesa me e madhe ishin fikur ne mes te rruges. Krejt e kunderta vec ndonje ankese qe degjohej nga njeri shofer te tjetri qe zune muhabetin teksa prisnin ndonje ecje te vogel te makinave dhe shiut qe binte pambarimisht me ndonje lehtesim te vogel per tu rikthyer rrebesh pas pak castesh asgje tjeter nuk degjohej as xhirime gomash as bori makinash e as motori i ndonje dumdumi qe qendronte anash rruges por si gjithe te tjeret i fikur.
Sot nuk ka ndotje ndash tha ne tentative per humor te zi Fitimi - prandaj e beri trafikun per te mos pasur ndotje - shtoi duke treguar nga ajo pike qe ne fakt ka prodhuar prej disa diteve kaosin e vertete urban te Tiranes qe kulmoi diten e djeshme sheshin qendror. Ideja e hedhur para do kohesh nga kryetari i Bashkise se Tiranes per te mbyllur sheshin Skenderbej e per ta kthyer per kembesore u prit me kenaqesi nga shumekush me paramendim se do te gjendej rruge tjeter per makinat.
Sheshi u mbyll pa e zevendesuar arterien kryesore te trafikut te Tiranes qendren me nje arterie te re kahkundert te gjitha makinat qe derdheshin ne shesh nga Rruga e Dibres Zogu i Zi Rruga e Kavajes dhe bulevardi me vendimin e kryebashkiakut u lane te perfundojne ne nje rruge me tri korsi pas Muzeut Kombetar e qe vijon ne forme unaze per te perfunduar me vetem nje korsi e gjysme pas Pesembedhjetekateshit.
Kane te drejte qe e bejne se ata vete ecin per qejf ne paguajme qimet e kokes me naften dhe humbasim ditet e punes per vete ata nuk pesojne gje ndash na thote Besimi. Rruga e Kavajes dhe Rruga e Durresit dy rruget kryesore te Tiranes prej nga hyjne mijera makina ne qendren e cunguar te kryeqytetit tashme vershojne ne nje rrugice asfaltprishur trekalimeshe kah vendit ku dikur ishte statuja e diktatorit. Edhe ne dite me diell ketu bllokohesh jo me sot qe ka shi dhe eshte bere katastrofe ndash na thote nje shofere e re qe kishte lene skic makinen e saj ne tentative per te hyre ne rrugice nga Rruga e Durresit - Kam bere dhjete metra ne gjysme ore asgje nuk po leviz ketu.
Nje makine me targa te huaja kishte vendosur te bente harakiri i ndodhur ne mes te kaosit vendosi te hipte mbi trotuar por shpejt pa se edhe andej nuk kishte rrugezgjidhje. Nje tjeter la makinen i revoltuar dhe shkoi perballe tij ne nje tjeter makine ku ndoshta ishte ndonje i njohur.
Polici i trafikut i gjendur ne ate segment kishte ngritur duart perpjete. Ne fakt prania e tij ishte e panevojshme e bllokuar rruga nga te gjitha anet e tejmbushur me makina dhe pa asnje shteg nga mund te kalonte asnje njeri te vije ne vend trafikun ishte e barasvlefshme me medalje ari ne lojerat olimpike.
Me derguan ketu qe ne oren 1500 po nuk kam cte bllokoj sepse shume thjesht makinat jane ne stanjacion qe nga Piramida e deri te Stacioni i Trenit po nuk u zhbllokua aty une nuk kam si te ve ne vije trafikun ndash na tha.
Histori e dikujt 2
Kam ecur 1 ore ne kembe ne mes te rrebeshit - ankohet kolegia... Nga spitalet deri ne qender te Tiranes. Kembet e saj jane qull ne uje hundet i ka te zena dhe eshte zverdhur nuk duhet te jesh mjek te kuptosh se eshte ftohur. Qindra njerez kane marre plevitin vetem dje ne Tirane nje pjese nga qe u eshte dashur te nxjerrin ujin nga shtepite e mbytura te tjere nga qe u eshte dashur qe per te shkuar diku te futen mes per mes lumenjve qe ne Tirane rridhnin ne mes te rruges.
Te rrugica perpara Partise Socialiste nga ku ndoshta kryebashkiaku po veshtronte se cfare po ndodhte ne qytetin ku eshte votuar qe te menaxhoje makinat kishin nisur proteste. Nje i ri jepte gaz here pas here po pa vendosur marshet per te shtyre kohen sic na tha. Po me vjen shpirti ne maje te hundes eshte bere te mos marresh me makine kur bie shi i kane bere si syte e tyre rruget dhe tani mbetemi me ore te tera ketu.
Ne qender pas kraheve te Skenderbeut krenaria kombetare binte pertoke. Pellgu i ujit i ngritur ne vendin ku po kryheshin punime kishte bere qe edhe ato makina qe ecnin me 1 ne ore duke bere dhjete metra ne 40 a 50 minuta te zhyteshin ne ujin e papaster te shiut.
Situata ishte disa here me keq ne zonen e Don Boskos dhe ne Komunen e Parisit ku njerezit dhe makinat notonin mbi uje ne pritje te qetesimit te kohes ose ne pritje te disa kanalizimeve qe prej vitesh iu premtohen nga Bashkia e Tiranes pas permbytjeve dhe prej vitesh harrohen sapo del dielli.
Edhe dje kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama ua ripremtoi kanalizimet te cilave nuk ua vendosi fajin per kaosin e krijuar e as rrugeve te Tiranes per te cilat ankoheshin qytetaret. Kahkundert tha se ky bllokim eshte i qellimshem nga pushteti qendror. Nuk kishte asnje polic trafiku ne rruge. Po tensionohen qytetaret per te fajesuar Bashkine- duke kerkuar madje edhe nisjen e hetimeve.
Menjehere Rama mori pergjigje nga ministri i Brendshem Lulezim Basha i cili i kujtoi se kaosi i krijuar vjen si pasoje e keqmenaxhimit te Bashkise se Tiranes. Policia ishte ne gatishmeri totale. Ne fakt ne te gjitha pikat nevralgjike ku ishim dje policet rrugore ishin shpesh here ne pritje te nje rruge te lire qe mund te drejtonin makinat per te zhbllokuar trafikun e here te tjera duke tentuar qe te vendosin ne vije kaosin e krijuar nga sistemi rrugor i kryeqytetit. Ne te vertete 350 punonjesit e Policise Rrugore nuk kishin asnje shans te ndihmonin dje makinat nuk mund te drejtoheshin askund pasi te gjitha rruget ishin plot dhe bllokimi zgjaste per dhjetera kilometra pergjate gjithe rrugeve te Tiranes.
Ne rrugen perpara Bashkise ku as dje nuk ishte kryetari sipas burimeve nga ky institucion polici i trafikut po perpiqej te shpetonte trafikun e Tiranes. Por e vetmja rruge qe mbetej e lire ishte ajo ne krahun e djathte te Teatrit te Operes dhe Baletit qe sipas vendimit te kryebashkiakut Rama nuk eshte me rruge dhe nuk lejohet kalimi. Perpara Bashkise rruga qe te con tek Ushtari i Panjohur dhe rruga per tek bulevardi ishin te bllokuara pasi ishin te tejmbushura nga makinat qe bllokoheshin ne kaosin e rrugices asfaltprishur perpara Muzeut dhe ne kryqezimin pa semafor mes unazes se vogel dhe bulevardit Zogu i Pare.
Per me keq kolonat e KESH pas Pesembedhjetekateshit benin te pamundur qe makinat te rreshtoheshin ne dy radhe ne ate qe kreu i Bashkise premtoi se do te ishte zgjidhja e trafikut te Tiranes unaza e vogel qe rezultoi edhe me e vogel per te mbajtur trafikun e tri rrugeve qendrore me nga kater korsi qe duhet te perfundojne te gjitha ne nje rruge me nje korsi.
Makina qe do te me conte ne pune gjendej e palevizur perpara shkolles Sami Frasheri ne nje vendparkim per taksi ku isha i sigurt se asnje karrotrec nuk do te mberrinte qe te mund ta merrte. Ne fund te fundit edhe e keqja e ka nje te mire. Pak metra me poshte autobusi Linze-Tirane-Linze vijonte te qendronte skic para makines se Besimit te cilin e dallova ne nje bar perballe ku po pinte kafe e duke hedhur shpesh syte nga makina se mos ndryshonte ndonje gje ne trafik. Kishin kaluar shume minuta asnje permiresim thjesht kaos nerva dhe ndonje kafe ne pritje te zhbllokimit te trafikut qe erdhi vetem dy ore me vone gradualishthellip Po tensionohen qytetaret per te fajesuar Bashkine ndash tha kryebashkiaku Rama pak muaj perpara zgjedhjeve lokale. Ndoshta heres tjeter kur te mendohet per nje qender funksionale per nje metropol trafiku nuk do te kufizohet me kolonat e energjise pas Pesembedhjetekateshit rruget shumekalimeshe qe derdhen ne nje rrugice trekalimeshe dhe kanalizime qe permbysin arterie alternative te Tiranes deri atehere Dita pa Makina shpresojme te na shpetojehellip
Reagimi/Basha Rama sillet si i paafte shmang pergjegjesine per kaosin
Ministri i Brendshem Lulzim Basha reagoi dje pas kaosit te krijuar ne kryeqytet. Jemi te gjithe deshmitare te nje kaosi qe ka mberthyer sot dje Tiranen i cili vazhdon edhe ne kete moment qe flasim ndonese si rezultat i punes se policise shpresojme qe brenda nje kohe jo fort te gjate trafiku te normalizohet ne te gjitha akset kryesore. Jemi deshmitare te gjithe ketu ne kete qytet se ky kaos i sotem eshte nje variant i renduar i kaosit te perditshem ne Tirane. Qytetaret e Tiranes kane kohe qe po vuajne pasojat e keqmenaxhimit te qytetit dhe te trafikut rrugor ne qytet. Ky eshte cmimi qe qytetaret e Tiranes paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe paaftesise se Edi Rames. Shkaqet e kaosit jane te qarta per kedo. Hapja e punimeve pa siguruar alternative trafiku bllokimi i qendres mungesa e sinjalistikes lenia pas dore per vite me radhe e infrastruktures se nendheshme e shume e shume te tjera. Ka pasur permbytje sot ne Tirane permbytje banesash te cilat mund te krahasohen apo tejkalojne ato te fillimvitit ne Shkoder. Policia ka pasur nje mobilizim total. Pervec mobilizimit te 300 deri 350 efektivave te pese komisariateve te Tiranes jane mobilizuar 100 forca te Nderhyrjes se Shpejte 200 forca te njesise se Policise Rrugore dhe 35 forca te Njesise se Autostradave pra afro 700 forca per te menaxhuar situaten. Perpjekja e Rames per tia veshur policise fajin eshte shenje paniku e nje te paafti qe u iken pergjegjesive te veta duke kerkuar fajtore per nje pergjegjesi qe eshte kryekeput e tij dhe per nje faj qe eshte vetem i tij. I bej thirrje te rikthehet ne detyre te mos tallet me qytetaret dhe te mbaje pergjegjesite qe ka me ligj ndash tha Basha.