E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i shtetit, 79 miliardë lekë borxh në 2009

Banka e Shqipërisë: 7.1 për qind e GDP është financuar nga borxhet


Buxheti i shtetit ka regjistruar një borxh prej 79 miliardë lekë gjatë vitit 2009. gjatë këtij viti të ardhurat negative në buxhetin ishin 7.1 për qind e GDP. Shifrat janë bërë publike në raportin për stabilitetin financiar të Bankës së Shqipërisë. Sipas raportit në fund të vitit 2009, i

nflacioni vjetor shënoi vlerën 3.5 për qind dhe norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 2.2 për qind. Nga ana tjetër, mundësia e shfaqjes së presioneve inflacioniste në vendet e zhvilluara si dhe ecuria negative e kursit të këmbimit kanë dhënë ndikim në rritjen e kostos së jetesës. Në përputhje me qëllimin e mbajtjes së inflacionit rreth vlerës 3%, politika e Bankës së Shqipërisë ka përdorur instrumentet e saj në drejtim të ofrimit të një stimuli monetar për ekonominë duke ulur me një pikë përqindjeje normën bazë të interesit. Injektimi i likuiditetit në sistem ka zbutur ndikimin e reduktimit të burimeve të financimit për bankat dhe nëpërmjet tyre ka mundësuar kreditimin e ekonomisë.


Borxhi i jashtëm
Prirja e rritjes së financimit të huaj në të ardhmen, duhet të ndiqet me vëmendje për të vlerësuar rrezikun e rifinancimit në terma të pafavorshëm dhe aftësinë për të përballuar koston e borxhit në përgjithësi. Është e rëndësishme që mundësia e rifinancimit të borxhit të huaj në terma më të favorshëm në një periudhë afatmesme, të konsiderohet me  kujdesin e nevojshëm për të parashikuar mundësi alternative në rast se hasen vështirësi në praktikë. Për sa i përket zhvillimit të borxhit të jashtëm, vërehet që portofoli i kredive me interes të ndryshueshëm është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë dy viteve të fundit. Në këtë situatë, ky portofol bëhet më i ndjeshëm ndaj volatilitetit të normave të interesit referencë në tregun ndërkombëtar, si edhe ndaj luhatshmërisë së kurseve të këmbimit. Kjo luhatshmëri mund të japë efekte të konsiderueshme në buxhet. Për këtë arsye, përdorimi me efektivitet maksimal i borxhit duhet të përbëjë një objektiv kryesor.
Gjithashtu, nevojitet një përcaktim dhe zbatim i disiplinuar i kritereve të marrjes së borxhit të huaj në vazhdimësi, në mënyrë që të përballohet kostoja e rifinancimit ose e shlyerjes së tij në momentin e maturimit. Krahas kujdesit që duhet të tregohet për termat e huamarrjes, duhet që vlera e huamarrjes të përcaktohet në raport me mundësitë reale që ka ekonomia për të gjeneruar fonde të qëndrueshme në valutë gjatë së njëjtës periudhë, për shembull, prej ecurisë së eksporteve ose prej hyrjes së investimeve të huaja direkte. Parashikimi i flukseve hyrëse në valutë, është i rëndësishëm për identifikimin e ndikimit të marrjes, përdorimit dhe shlyerjes së borxhit të huaj mbi ecurinë e kursit të këmbimit.


Deficiti buxhetor
Rritja e deficitit buxhetor në vitin e kaluar në një masë më të madhe se në vitin 2008, ka sjellë një rritje të nivelit të borxhit publik rreth vlerës 59.6 për qind të PBB-së, kundrejt 56 për qind e PBB-së në fund të vitit 2008. 14 i referohet raportit të deficitit buxhetor vjetor ndaj PBB-së nominale prej 1,143,373 milionë lekë
(Ministria e Financave). Zëri Të tjera përfaqëson shumën e gjendjes së depozitës së qeverisë pranë Bankës së Shqipërisë, depozitës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore, mjetet në ruajtje si edhe principalin e nënhuasë. Zgjerimi i deficitit buxhetor dhe mënyra e financimit të tij gjatë vitit 2009, kanë ndikuar në orientimin e flukseve financiare në ekonomi. Në përgjithësi, nevojat më të mëdha për huamarrje të qeverisë ndikojnë në kufizimin e ofertës së kredisë për sektorin privat në ekonomi. Konsolidimi i financave
publike ndikon në uljen e primeve të rrezikut në ekonomi, duke krijuar më shumë hapësira për kreditimin e sektorit privat, e duke favorizuar sheshimin e kurbës së normave të interesit, dhe uljen e mëtejshme të kostos së kreditimit. Në këtë kuadër, nismat për uljen e deficitit buxhetor dhe kontrollin e nivelit të borxhit publik i shërbejnë rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.

Financimi i deficitit buxhetor
2006         2007         2008         2009
Të ardhurat
229.4         251.6         291.2         299.2
Shpenzime
258.8         285.7         351.5         379.1
Balanca buxhetore
-29.4         -34.1         -60.3         -79.9
Financimi
29.4         34.1         60.3         79.9
Financim i brendshëm
23.6         28.8         24.4         51.4
Huamarrje e brendshme
20.7         17.0         15.0         18.7
Të ardhurat e privatizimeve
2.0         13.2         5.5         27.6
Financim i huaj
5.7         5.3         35.8         28.5
Projektet me burime të huaja
5.7         5.3         35.8         10.1

Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›