Për ish-të dënuarit dhe pronarët, 17 miliardë lekë
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Deficiti buxhetor do të rritet me 25 miliardë lekë të tjera, duke arritur në 75 miliardë lekë, vlera më e lartë historike
Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje ndryshimet e paraqitura nga Qeveria për buxhetin e shtetit, ku parashikohet ulje e të ardhurave me rreth 10 miliardë lekë.
Qeveria pretendoi se tkurrja e të ardhurave ka ndodhur nga rënia e arkëtimeve në dogana e tatime, si pasojë e krizës ndërkombëtare.
Rishpërndarja e fondeve
Buxheti i ri parashikon një rishpërndarje të parave për investimeve, por në total deri në fund të vitit vlera e investimeve publike rritet me 8 miliardë lekë më shumë nga buxheti i fillim-vitit. Deficiti buxhetor si pasojë e këtyre lëvizjeve do të rritet me 25 miliardë lekë të tjera, duke arritur në 75 miliardë lekë, vlera më e lartë historike. Ministri Bode parashikon që në fund të vitit ekonomia do të ruajë ritme të larta rritjeje, sipas tij rreth 5 për qind.
Deklarata e Bodes
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi në seancën plenare se nga rishikimi i buxhetit të vitit 2009 do të akordohen për investime publike edhe rreth 17 miliardë lekë më shumë se parashikimi në fillim të vitit 2009. Duke e konsideruar këtë projektligj si një buxhet suplementar ai tha se "reflekton eksperiencën pozitive të qeverisë për ndryshime që synojnë mbështetjen e financave publike, ndërsa ritheksoi faktin se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 5 %". "Viti 2009, si një vit me krizë globale ne vimë me një buxhet suplementar, pasi rishikimi konsiston në rritje të shpenzimeve prej 17 miliard lekësh, ose në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, investimet shkojnë nga 32.3 % në 34.5 % të PBB-së duke përmirësuar e fuqizur stabilitetin financiar të vendit", deklaroi Bode. Sipas kreut të Financave publike, ka pasur presione jo të vogla nga zhvillimet në tregjet rajonale si pasoje e krizës globale, ndërsa ne rrisim shpenzimet, kur shumë vende të rajonit e më gjerë të ndodhur përballe faktit të pamundësisë së financimeve të shpenzimeve të parashikuara kanë bërë uljen e tyre, por edhe të pagave. Rishikimin e buxhetit Bode e konsideroi si një menaxhim të kujdesshëm e menaxhimit të të ardhurave nga privatizimit. "Ne përshpejtuam procesin e privatizimit, duke i krijuar qeverisë shqiptare mundësinë të injektonte mbi 500 milionë euro në këtë vit krize duke bërë të mundur edhe financimin e investimeve tona, si dhe të balancimit të rënies së remitancave e vëllimit të eksporteve nga disbalancimi i bilancit nga pagesat, si dhe për të ruajtur një stabilitet financiar që vjen nga presionet e kursit të këmbimit. Bode tha se përmes hapave të ndërmarrë nga qeveria, ne tejkaluam edhe parashikimet më optimiste për sa i përket rritjes ekonomike. "Tremujori i parë rezultoi me një rritej prej 6 % dhe ne jemi të sigurt që rritja ekonomike do të jetë 5 % që do të thotë më e madhja në të gjithë kontinentin evropian", tha Bode. Sipas Bodes në total shpenzimet do të shkojnë në 28 miliardë lekë pasi edhe 8.5 miliard lekë do të jenë rialokime nga investimet publike të pa tenderuara nga institucionet, duke u dhënë mundësi që këto fonde të shkojnë drejt veprave që kanë ecur më mirë e që po mbështesin zhvillimin ekonomik. Bode tha se axhenda e këtyre objekteve do të shtyhet për vitin që vjen, pasi asnjë objekt nuk do të mbetet pa përfunduar por përdorimi me efektivitet i fondeve operative është prioritet i kësaj qeverisje. "Ndërkaq 1.5 miliardë lekë të parashikuara si shpenzime operative do të shkojnë për mbështetjen e investimeve publike", tha Bode. Ai u shpreh më tej se, është pakësuar kërkesa për huamarrje të brendshme. Më parë huamarrja e brendshme shënonte katër për qind e GDP-së, ndërsa tani është vetëm 1 për qind, e thënë me fjalë të tjera rreth 1 miliardë lekë.
Miratimi
Deputetët e maxhorancës miratuan në parim, me 72 vota pro, projektligjin për ndryshimet në buxhetin e shtetit, pa praninë e opozitës. I vetmi deputet abstenues në sallë ishte Va ngjel Dule. Në seancë mungoi opozita, në vazhdën e bojkotit të këtij institucioni deri në zbardhjen e asaj që ato e quajnë masakra zgjedhore.
Sherefedin Shehu:
Më shumë fonde për programet sociale
Sipas deputetit të Partisë Demokratike Sherefedin Shehu, projektligji i sjellë në kuvend reflekton objektivat e qeverisë për minimizimin e efekteve të krizës globale përmes rritjes së investimeve publike me rreth 17 miliardë lekësh. Por, sipas tij, njëkohësisht janë shtuar edhe fondet për programet sociale me rreth 10 milionë lekë, si dhe fondet e kompensimet për ish-pronarët me rreth 10 milionë lekë.
Olldashi: Duam edhe 12 miliardë për Transportet
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi deklaroi dje në Kuvend se rishikimi i buxhetit është një frymëmarrje shumë e rëndësishme për investimet në infrastrukturë, kryesisht në atë rrugore, por edhe në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ku do të rialokohen një pjesë e fondeve. "Ky është një zhvillim pozitiv për infrastrukturën rrugore, për shkak se ecuritë e realizimit në këto tetë muaj të parë të vitit janë përtej pritshmërisë dhe kjo për disa faktorëve, si mobilizim më i mirë i kontraktorëve, por edhe të një kuadri administrativ e ligjor të përmirësuar këtë vit, duke rezultuar shumë stimulues në vijimin e punimeve", tha Olldashi. Sipas tij, deri tani realizmi faktik i planit është mbi 100% të fondeve të çelura nga buxheti, nga të cilat të likuiduara financiarisht janë gati 95 %. "Jemi gati në limitin e realizmit vjetor ndaj dhe shtesa prej 12 miliardë lekësh është një zgjidhje efektive", tha ai. Kreu i PPTT, vlerësoi se përveç faktit që stimulojmë me këto ndryshime sektorin e punëve publike, japim stimul në mënyrë të ndërthortë edhe sektorit të ndërtimit, duke qënë një ndër sektorët më produktiv dhe me efektiv në rritjen ekonomike.
Uldedaj e Vokshi: Të rishikohet skema e TVSH-së"
Deputeti Uldedaj në qëndrimin e tij për buxhetin, foli dje në senacën plenare, duke u shprehur se këto ndryshime janë një domosdoshmëri, pasi reflektojnë praktikën efektive të kësaj qeverie, por edhe ekzekutimin e buxhetit të vitit 2009. "Miratimi në Kuvend do të rrisë rolin aktiv dhe eficencën e financave publike, duke ndikuar pozitivisht edhe uljen e presioneve ndaj krizës globale", tha Uldedaj. Ai i konsideroi ndryshimet edhe si një kontribut real në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë fiskale. "Rialokimi i fondeve publike sjell një përmirësim në investimet buxhetore, duke adresuar fondet drejt projekteve me dominante dhe projekteve qe kanë patur me sukses, por edhe krijimin e një ekuilibri që garanton stabilitet buxhetor dhe krijon mundësi për uljen e huamarrjes", tha Uldedaj. Në të njëjtën kohë, Uldedaj, i vlerësoi masat e qeverisë edhe si politika pro biznes, ndërsa veçoi në këtë drejtim nismën për të rishikuar skemën e TVSH-së. Deputete e PD-së Albana Vokshi tha se buxheti i rishikuar është dëshmi e punës dinamike të qeverisë, por edhe vazhdimësi e reformave që kanë siguruar stabilitetin ekonomik të vendit. "Nëpërmjet një programimi të kujdesshsëm, qeveria ka bërë të mundur finalizimin e objektivave të saj, në kushtet e një krize globale ekonomike dhe kjo falë politikave të marrë nga qeveria dhe krijimit të një klime pro biznes", tha Vokshi. Sipas saj, rritja e investimeve publike bëri që Shqipëria të mos përjetojë, as presione inflacioniste dhe as rritje të papunësisë, pasi vetëm në vitin e fundit janë krijuar rreth 18 mijë vende pune.
Buxheti i shtetit, për vitin 2009
- Të ardhurat 253 804 milionë lekë
- Shpenzimet 328 594 milionë lekë
- Deficiti 74 790 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shoqërore, për vitin 2009, është:
1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:
- Të ardhurat gjithsej 67 109 milionë lekë
- Kontributet 48 332 milionë lekë
- Transferimet nga buxheti i shtetit 18 777 milionë lekë
- Shpenzimet 67 109 milionë lekë
2. Skema e sigurimit suplementar
- Të ardhurat gjithsej 4 546 milionë lekë
- Kontributet 190 milionë lekë
- Transferimet nga buxheti i shtetit 4 356 milionë lekë
- Shpenzimet 4 546 milionë lekë
Të ardhurat e fondit të konsoliduar, sipas grupeve kryesore, janë:
- Grandet 6 313 milionë lekë
- Të ardhurat tatimore 295 982 milionë lekë
- Të ardhurat jotatimore 24 822 milionë lekë
- Të ardhurat e buxhetit vendor 18 412 milionë lekë
Rriten ndjeshëm shpenzimet për interesat e borxhit
Shpenzimet për interesat e borxhit publik shqiptar pritet të rriten me një ritëm dy herë më të lartë sesa shpenzimet totale të buxhetit, si pasojë e rritjes së interesave të brendshme dhe shtimit të kredive tregtare të vendit. Kjo politikë duket se është ndjekur nga Financat, në projektbuxhetin e miratuar në seancën e djeshme plenare. Këtë vit, 36 miliardë lekë (277.2 milionë euro) do të shkojnë për të mbuluar interesat e borxheve me një rritje prej 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Nga këto, interesat për borxhin e jashtëm pritet të dyfishohen. Borxhi i brendshëm filloi të shtrenjtohej gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, deri sa shënoi nivelin më të lartë në shumë vite në shkurt të këtij viti. Interesat e bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor kapërcyen nivelin 9 për qind, kuotë që nuk qe regjistruar që nga viti 2002. Në ankandin e djeshëm, interesat për bono me afat 6-mujor u rritën me 15 pikë bazë dhe arritën në 7.61 për qind në një ankand ku oferta e bankave për para mbuloi vetëm 60 për qind të kërkesës së qeverisë për borxh. Interesat për borxhin e huaj pritet "të hanë" këtë vit 35.5 milionë euro sipas planifikimit të Ministrisë së Financave. Por ekspertët e vënë në dyshim saktësinë e këtij parashikimi. Vitin e kaluar, shpenzimet në këtë zë qenë vetëm 25 milionë euro. Shqipëria ka borxhe të jashtme, me vlerë rreth 1.5 miliardë euro, por shumica e këtij borxhi është dhënë nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë me interesa koncesionare. Janë pak kredi tregtare që kërkojnë shumicën dërrmuese të shpenzimeve për interesa.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2009