Sekuestrohen 140 m2 lëndë drusore kontrabandë
Autori i Lajmit: red.
Shërbimi pyjor i Pukës ka sekuestruar brenda disa ditëve 140 metër kub lëndë drusore kontrabandë. Përmes patrullimeve dhe operacioneve rutinë të këtij shërbimi kontrollohen të gjitha hyrje daljet në sipërfaqe të pyllëzuara, duke ndihmuar në parandalimin dhe minimizimin e vatrave të zjarrit gjatë këtij viti, si dhe në identifikimin e dëmit të pyjeve dhe kontrabandës së lëndës drusore. Kreu i policisë pyjore në rrethin e Pukës bën të ditur se gjatë këtyre ditëve janë bllokuar dhe sekuestruar më shumë se 140 metër kub lëndë drusore. Por edhe përkundër punës që bëjnë drejtuesit e shërbimit pyjor në këtë rreth, shpesh janë vetë inspektorët pyjorë dhe vrojtuesit, ata që edhe kur konstatojnë mjete me lëndë drusore kontrabandë, nuk i bllokojnë ato. Madje nuk sinjalizojnë as sallën operative të policisë pyjore për rastet e mundshme të kontrabandës.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009