E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjahu”, banorët: Qeveria të zbardhë akuzat e Del Pontes

Reagojnë banorët e Gurrës së Matit lidhur me akuzat e ashpra që Ish-kryeprokurorja e Hagës, ka lëshuar ndaj liderëve të UÇK-së për transplantin e organeve të të burgosurve serbë në një shtëpi-spital në Burrel, në veri të Shqipërisë. Ata shprehen tepër të indinjuar lidhur me këtë akuzë të bërë ndaj tyre nga ish-kryeprokurja e Hagës Del Ponte duke kërkuar nga qeveria zbardhje të plotë të kësaj çështjeje që i ka rënduar dhe i ka ofenduar ata si banorë. 

MAT- Nuk është zbardhur ende çështja Del Ponte lidhur me akuzat e ashpra që Ish-kryeprokurorja e Hagës, ka lëshuar ndaj liderëve të UÇK-së për transplantin e organeve të të burgosurve serbë në një shtëpi-spital në Burrel, në veri të Shqipërisë. Se fundmi ne “Gazeta Shqiptare” u publikuan disa pjesë nga libri i saj ”Gjuetia; Unë dhe kriminelët e luftës”, që përmbledh këto akuza bazuar mbi dëshmitë e siguruara nga gazetarët dhe hetuesit e gjykatës lidhur me trafikun e organeve të serbëve në Shqipëri, në vitin 1999. Në fshatin e largët të Gurrës së Matit të gjithë habiten duke u shprehur tepër të indinjuar lidhur me këtë akuzë të bërë ndaj tyre nga nga ish-kryeprokurja e Hagës Del Ponte duke kërkuar nga qeveria zbardhje të plotë të kësaj çështjeje që i ka rënduar dhe i ka ofenduar ata si banorë.

Libri, një rrëfim i Del Pontes për përballjen e saj me krimet e luftës në Ballkan, u botua në mars në Itali, pas ndalimit në Zvicër, diplomate e së cilës, Del Ponte është tani. Verifikimet e bëra më 5 shkurt 2004 nga një grup ekspertësh prej 12 vetash të kësaj gjykate në banesën e Abdulla Katuçit nuk nxorën asgjë në dritë. Vetë Abdulla Katuçi kryefamiljari i familjes ku u kryen dhe kontrollet risjellë dhe një herë në kujtesë ditë kur ekspertët i nxorën jashtë për të kontrolluar çdo cep të banesës për gjetjen e provës së mundshme që do të vërtetonte dhe akuzat e Pontes.
Duke cituar pjesë nga libri i Del Pontes mësojmë se “Prokurorët morën informatat që zyrtarët e UNMIK-ut i kishin siguruar nga një ekip gazetarësh të besuar, se gjatë muajve të verës së vitit 1999, shqiptarët e Kosovës kishin dërguar 300 persona të rrëmbyer nga Kosova në Shqipëri. Këta të burgosurit mbaheshin fillimisht në baza dhe struktura të tjera në Kukës dhe Tropojë. Sipas burimeve të gazetarëve, që identifikohen vetëm si shqiptarë të Kosovës, disa prej të burgosurve më të rinj dhe më të shëndetshëm ishin vizituar nga mjekët dhe nuk ishin keqtrajtuar asnjëherë. Ata u transferuan në kampe burgimi në Burrel dhe në zonën përreth, ku pas një prej barakave ndodhej një shtëpi e verdhë, 20 kilometra larg qytetit-vijon citimi
Në një nga dhomat e shtëpisë së verdhë, thanë gazetarët, ishte improvizuar një vend operacioni, dhe këtu kirurgët kryenin transplantet e organeve të të burgosurve. Këto organe, sipas burimeve, më pas dërgoheshin në aeroportin e Rinasit, dhe më pas në klinikat jashtë shtetit për t’u transplantuar te pacientët që paguanin. Një nga informatorët e gazetarëve e kishte bërë vetë një rrugë transporti të këtyre organeve në aeroport.

Sipas përkthimit të librit të Del Pontes bërë nga “Gazeta Shqiptare” ndër të tjera thuhet se “Viktimat, të cilave u ishte hequr njëra veshkë, qepeshin dhe liheshin në baraka derisa vriteshin për organe të tjera vitale. Në këtë mënyrë, të burgosurit e tjerë në dijeni të fatit që i priste dhe sipas burimit, luteshin të vriteshin menjëherë”. Mes të burgosurve që dërgoheshin në këto baraka kishte edhe gra nga Kosova, Shqipëria, Rusia dhe vendeve sllave. Dy prej burimeve thanë se kishin ndihmuar në varrosjen e trupave të viktimave përreth shtëpisë së verdhë dhe në një varrezë aty afër.
Libri “Një Rrëfim” i Del Pontes për përballjen e saj me krimet e luftës ne Ballkan, u botua ne mars ne Itali pas ndalimit në Zvicër diplomate e së cilës Del Ponte është tani. Verifikimet e bëra në 5 shkurt 2005 nga një grup ekspertësh prej 12 vetash pjesë e kësaj gjykate ne banesën e Avdulla Katuçit nuk nxirren asgjë në dritë.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›