E Martë, 3 Nëntor 2026

Kori i Resë, koncert me këngët e muzikës së lehtë shqiptare të viteve ’60

Kori i Resë nisi aktivitetin në maj 2019 si një iniciativë e Edit Pula(j), artiste dhe kuratore e njohur shqiptare, në kuadër të Festivalit të Resë, i cili  është një festival vjetor i artit bashkëkohor dhe tradicional që zhvillohet pranë instalacionit artistik modern Reja në Tiranë.

Kori i Resë u krijua nën dirigjimin e kompozitorit të njohur shqiptar, Prof. Fatos Qerimaj, dhe pedagoges së Kantos në Akademinë e Arteve në Tiranë, znj. Nereida Fico.

Ky kor ka rreth 30 pjesëmarrës: mësues, ekonomistë, juristë, inxhinierë, aktivistë të shoqërisë civile, punonjës publikë, pensionistë, të rinj e fëmijë, shqiptarë e të huaj, të cilët bëhen së bashku një herë në javë për të kënduar, me dëshirën për të rikthyer traditën e korit të qytetit.

Të gjithë shprehen se Kori është për ta një mënyrë efektive relaksimi dhe ju ka shtuar dëshirën për të qenë pjesë e një komuniteti që këndon së bashku.

-Në kuadër të Festivalit të Resë në maj 2019, Prof. Fatos Qerimaj kompozoi një vepër të quajtur “Liria”, e cila u performua nga Kori i Resë.

-Në shkurt të vitit 2020, Kori i Resë dha një shfaqje ku këndoi edhe këngën “Tirana”, të kompozuar nga prof. Fatos Qerimaj, enkas për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet.

-Gjatë këtij viti Kori i Rese së bashku  me korin Odjek në Pozharevc (Serbi) dhe Korin Pro Ars në Shkup (Republika e Maqedonisë së Veriut), realizuan  tri shfaqje të shkëlqyera në Tiranë dhe Shkup (20 maj), Pozharevc (23 maj) duke kulmuar me një shfaqje të përbashkët në Sallën e Filarmonisë në Shkup më 27 maj 2023.

Repertori i këtij koncerti do të jenë këngët e muzikës së lehtë shqiptare të viteve ’60.

Gazetar: J.Sagajeva         

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›