Buxheti per arsimin, PS: I pamjaftueshem

“Nuk ekziston me Albanologjia. Po asgjesohen te gjitha perpjekjet shekullore te shqiptareve per identitet kulturor duke u sjelle me keq se nje pushtues ndaj vlerave tona kombetare dhe evropiane”, eshte shprehur Shamku.
“Per vitin 2009 kerkimi shencor ze vetem 1.2 perqind te xhepit te vogel te Ministrise se Arsimit. Nderkohe sot kemi nje Akademi te Shencave qe nuk ekziston dhe ne anen tjeter kemi institucione albanologjike qe nuk punojne qofte edhe nje dite te vetme pasi ky shtet i la ne balte duke mos u dhene fonde as per laps e leter dhe jo me per projekte shencore”, shtoi ajo.
Por deklaratat e Shamkut jane kundershtuar si te paverteta nga Ministria e Arsimit.
“Fondi per kerkimin shencor per buxhetin e vitit 2009 vetem per projektet kerkimore shkencore eshte gjysme miliarde leke, pra 3.6 here me i madh se ne vitin 2005 dhe me nje rritje prej 30 perqind te fondit nga viti 2008. Ministria e Arsimit dhe Shkences vetem per shkencat sociale dhe albanologjike per vitin 2008 po financon shtate projekte me vlere 7465 mije leke te reja”, eshte shprehur zedhenesja e Ministrise.