Hapet panairi i 11-te i librit

“Interesimin e lexuesve nga i gjithe rajoni e tregojne arritjet e botimeve shqiptare deri me sot”, eshte shprehur Fatmir Toci, kryetar i shoqates se botuesve.
Celja e panairit mund te cilesohet si moment i rivendosjes se urave mes lobit te botuesve dhe politikes. E para sepse pas 3 vjetesh, Ministria e Kultures premton fonde per panairin, duke u bere me bashkine e kryeqytetit dhe dy kompani private, bashkesponsore me shoqaten e botuesve.
E dyta, ne fjalen e tij, vete presidenti i Republikes i dale nga mazhoranca aktuale, u pozicionua ne krah te botuesve ne debatin per taksimin e librit, pas rivendosjes se TVSH-se mbi librat e importit.
“Une jam i bindur qe keto gjera tranzitore. Edhe me kete panair, besoj ata qe kane deshire te shohin dhe ata qe kane mundesi te vendosin edhe ne planin politik, edhe ne planin legjislativ, duhet te vine te shohin se sa e rendesishme eshte qe te dish boten e librit, boten e lexuesit, sepse vetem atehere merr informacionin e drejtperdrejte se sa e veshtire eshte qe te shpalosesh vlera kaq te medha, sikurse jane ato qe ne do te shohim sot”, theksoi presidenti Topi.
Panari i librit do te qendroje i hapur per 6 dite, per te deshmuar, sic tha edhe presidenti, se “bota e teknologjise e cuar perpara nga mediat elektronike, te mos mposhte kulturen tradicionale te librit”.