E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia te loboje per Kosoven, jo debate ketu"

Drejtori Ekzekutiv i FDE-se, Arian Galdini u shpreh se politika duhet te tejkaloje limitet e interesit personal, per te pare interesin madhor te kombit. Ai tha se fokusimi ne klimen e acaruar politike brenda vendit, perfshi ketu dhe greven e 10 deputeteve, ka lene pasdore ceshtjen e Kosoves, e cila ndodhet ne nje moment shume te veshtire, me planin gjashte pikesh te Ban Ki Moon. Kjo eshte mbeshtetur dhe nga perfaqesuesi i FDE-se nga Kosova, Dashamir Berxulli, i cili u shpreh se Kosova ndodhet ne nje moment shume delikat. "Shqiperia ka mundesi qe ne kete moment te jap ndihmen e saj per ceshtjen e Kosoves, pa anashkaluar edhe problemet e brendshme politike. Kosova ndodhet ne nje situate, ku pavaresia dhe Kushtetuta e saj mund te cenohen rende, nese plani gjashte pikesh kalon ne Keshillin e Sigurimit. Ne nje rast te tille Shqiperia duhet te loboje fort dhe te tejkaloje problematikat lokale, per hir te interesave madhore kombetare," u shpreh profesori nga Prishtina.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›