E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti qeveria ul fondet rrezikohen punonjesit e ambasadave

Turdiu Ministria e Jashtme raporton per buxhetin ne Kuvend

Qeveria ul ndjeshem buxhetin e Ministrise se Jashtme duke rrezikuar funksionimin e sherbimit diplomatik shqiptar. Nje fakt te tille e ka bere prezent sekretari i pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu i cili ka deklaruar se kjo do te ndikoje ne punen e sherbimit me jashte duke rrezikuar dhe shkurtimin e punonjesve te sherbimit diplomatik. Te gjitha shpenzimet ne perfaqesi dalin nga fondi 602 ku ne fakt perfshihet dhe fondi i pagave te personelit. Keshtu qe shkurtimi i 602 na vendos ne nje situate rishikimi per menyren se si do te perballohen shpenzimet per pagat ne perfaqesi. Po ashtu nga 602 dalin dhe shpenzimet per zyrat qe kemi atje p.sh qira te cilat jane detyrime kontraktuale qe ne detyrohemi ti paguajme. Ne vazhdojme te mbetemi ne kontakt me Ministrine e Financave per te pare si mund te bejme rregullimet ne menyre qe te pershtasim strukturen tone te shpenzimeve me buxhetin qe na rialokohet tani.

Ky ishte nje koment i pergjithshem mbi bazen e projektit te rishikuar tha Turdiu. Me tej ai theksoi se nje element tjeter qe do te permendja eshte se nese sot shkurtimi eshte 4.6 per dhjetorin me duhet te permend qe ne fakt ne raport me 6-mujorin e mbetur te vitit shkurtimi eshte 9.2 sepse keto shpenzime qe lidhen me pagat dhe qirate tashme jane bere. Kur ua kemi cuar perfaqesive ua kemi derguar qira paga shpenzime per sigurimet shendetesore dhe kane nga 2 mije per telefon 3 mije per karburant internet e nuk e di cfare tjeter qe ne do ti shkurtojme. Nuk di cfare te heq. Do te kete padyshim shkurtime personeli tha drejtoresha ekonomike ne Ministrine e Jashtme Ilda Bega.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›