E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto takim lamtumire me ambasadorin Molnari

Presidenca hungareze

Perfundimi i misionit diplomatik te ambasadorit hungarez Sandor Molnari eshte celebruar dje edhe ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise. Titullari i saj Edmond Haxhinasto ka pritur ne nje takim lamtumire kreun e ambasades hungareze me te cilin ka zhvilluar edhe nje bisede te fundit. Zevendeskryeministri shqiptar ka vleresuar punen e bere nga Molnari ne forcimin e dialogut politik mes dy vendeve por edhe ne rritjen e bashkepunimit tregtar. Po keshtu Haxhinasto vleresoi mbylljen me sukses te Presidences hungareze te BE-se duke shprehur edhe mirenjohje per mbeshtetjen e saj per marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine. Angazhimi i Presidences hungareze u shpreh ministri Haxhinasto transmetoi optimizem dhe entuziazem per te gjitha vendet e rajonit qe aspirojne integrimin ne BE eshte shprehur ministri shqiptar. Nga ana e vet Molnari konfirmoi vijimin e mbeshtetjes hungareze qe sipas tij do te vazhdoje ti kushtoje vemendje te vecante rajonit te Ballkanit Perendimor dhe do te mbetet prane Shqiperise ne rrugen e saj te integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›