Tirana zyrtare njeh shtetin e Sudanit te Jugut
Shqiperia njeh zyrtarisht ardhjen ne ekzistence politike te Sudanit Jugor. Permes nje njoftimi per shtyp Ministria e Jashtme e Shqiperise ka pershendetur formalizimin e nje procesi qe zuri fill me referendumin e vitit 2005 pas krizes se rende te Darfurit qe ne kontekstin historik njihet si pjese e luftes se dyte civile per kete vend. Ministria e Puneve te Jashtme ne emer te qeverise se Republikes se Shqiperise pershendet shpalljen e pavaresise se Republikes se Sudanit te Jugut me 9 korrik 2011. Ky akt vjen si shprehje e vullnetit per vetevendosje te popullit te Sudanit te Jugut cka u konfirmua ne referendumin per pavaresine organizuar ne janar te ketij viti thuhet ne deklarimin e Ministrise se Jashtme e cila percjell keshtu edhe nje qendrim zyrtar te qeverise aktuale. Me tej Tirana zyrtare ka percjelle ne kete deklarate gatishmerine per te bashkepunuar me qeverine e Sudanit te Jugut per zhvillimin e marredhenieve ne fushat me interes te ndersjelle duke sanksionuar keshtu njohjen e nje realiteti te ri ne Afrike.