Buxheti shtesë, 27 miliardë lekë
Privatizimi i kompanisë së përpunimit të naftës, ARMO, i ka dhënë shansin qeverisë që të rrisë shumën që do të përdoret në buxhetin shtesë. Nga shitja e 85 për qind të aksioneve të kompanisë, arkës së shtetit i janë shtuar rreth 13 miliardë lekë, ofruar në tenderin ndërkombëtar nga një kompani amerikane. Nëse i referohemi deklaratës së ministrit të Financave, se për buxhetin shtesë janë parashikuar rreth 14 miliardë lekë, pa përfshirë privatizimet, përfundimi del se, pas 1 korrikut 2008, qeveria do të hedhë për investime rreth 27 miliardë lekë, fond suplementar i krijuar nga të ardhurat e ARMO-s dhe diferencat e mbetura nga mosrealizimi i investimeve. Me një buxhet shtesë prej 27 miliardë lekësh, Ministria e Financave do ta ketë më të lehtë të plotësojë kërkesat e ministrive, në varësi të projekteve që do të ofrojnë. Lidhur me zërat se ku do të shkojë buxheti i gjysmës së dytë të vitit, kjo i mbetet Ministrisë së Financave, e cila nuk ka nisur ende nga puna për hartimin e detajuar të buxhetit.
Shpërndarja e buxhetit
Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, në prononcimin për gazetën "Shqip" është shprehur se, të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s do të shkojnë kryesisht për financimin e rrjetit rrugor. "Do të ndiqet e njëjta rrugë si vitin e kaluar, me "Albtelecom"-in. Nga të ardhurat prej 125 milionë eurosh ose rreth 13 miliardë lekë, gjysma do të shkojnë për investimet, të destinuara kryesisht për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë në shërbim të borxhit publik, me synim ujem e tij". Për sa i përket të dhënave konkrete se ku do të shkojë i gjithë buxheti shtesë, zëvendësministri i Financave tha se, "ende nuk ka nisur puna për hartimin e buxhetit, për shkak se ministritë e tjera nuk kanë paraqitur ende kërkesat e tyre të shoqëruara me projektet". Sikurse ndodhi vitin e kaluar, ku projektit rrugor Rrëshen-Kalimash iu dha gjysma e buxhetit të shtetit, rreth 7 miliardë lekë, për këtë vit, sipas Shehut, nuk dihet ende shuma e saktë se sa do të marrë ky aks. "Lidhur me projektin, kjo varet nga kërkesa e Ministrisë së Punëve Publike, e cila nuk ka paraqitur ende asnjë pretendim, në mënyrë që ne të nisim përgatitjen e buxhetit". Pavarësisht kësaj, Shehu garanton se pjesa më e madhe buxhetit suplementar do t‘i shkojë MPPTT-së, duke qenë se prioritet i qeverisë mbeten projektet infrastrukturore.
Ministria e Ekonomisë
Sipas ligjit për privatizimet, në mbështetje të vendimit mbi përdorimin e të ardhurave nga privatizimi i ARMO-s, një pjesë nga vlera e shitjes do të shkojë për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, nga të ardhurat e shitjes së 85 për qind të aksioneve, rasti konkret 125 milionë euro, 10 për qind prej tyre shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë, ose e kthyer në vlerë, 12 milionë e 500 mijë euro. Këto para, ministria do t‘i përdorë për çështje të ndryshme, ku mbi të gjitha do të paguhet konsulenti i huaj, i cili ofroi përvojën në realizimin me sukses të privatizimit. Nisur nga kjo, kompania konsulente do të marrë 3 për qind nga diferenca e krijuar mes çmimit fillestar dhe atij final, në varësi të shumës.