E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti shtesë rrit pensionet minimale me 10 % në fshat dhe 5 % në qytet

-Rritja e përgjithshme e pensioneve për vitin 2007 arrin në 26 % në fshat dhe 20 % në qytet.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua vendimi për rritjen e dytë të pensioneve të ulëta për këtë vit. Kjo rritje e mëtejshme prej 10 % në fshat dhe 5 % në qytet e çon rritjen vjetore të pensioneve minimale në fshat, në 26 % dhe të pensioneve minimale në qytet në 20 %.

Kryeministri theksoi se me rritjen e dytë të pensioneve përfitojnë rreth 400 mijë pensionistë shqiptarë nga 517 mijë që janë në skemën e pensioneve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›