Krenar Ahmeti incident ne rruge
Gjate nje kontrolli rutine te automjeteve ne Fushe-Kruje ku Ahmeti ishte ne krye te Task-Forces ai eshte perplasur fizikisht me 22-vjecarin Flamur Stafuka djali i nenkryetarit te Qarkut te Durresit.
Ky i fundit denoncoi dje publikisht dhunen sipas tij te Krenar Ahmetit ndaj te birit. Por nga ana tjeter policia beri te ditur se 22-vjecari ka qelluar shefin e
Task-Forces ne krye te detyres.
Ngjarja sipas policise ndodhi kur rreth ores 0800 grupi Task- Force eshte instaluar ne Fushe-Kruje per te kryer kontrollin e mjeteve qe levizin pa targa apo me targa te huaja me xhama te zinj por edhe mbi dokumentacionin qe ato disponojne. Pak momente pas ketij operacioni grupi me efektive te qarkullimit rrugor i ka bere shenje nje mjeti tip Benz me targa te Durresit per te ndaluar. Drejtuesi i saj 22-vjecari Stafuka ka ndalur makinen dhe efektivet e policise ne krye te te cileve ishte Ahmeti i kane kerkuar dokumentacionin. Por gjate verifikimit te kryer mesohet se jane konstatuar mangesi. Ne kete moment policia i kerkoi shoferit te shkonte bashke me ta ne komisariat pasi mjeti i tij do te bllokohej. Por i riu nga Fushe-Kruja ka debatuar ashper duke mos pranuar ti shkonte pas policise. Pas debateve me Krenar Ahmetin i riu sipas te dhenave te policise ka reaguar fizikisht ndaj shefit te Task-Forces. Pas ketij veprimi reaguan menjehere forcat e policise te cilat e shoqeruan 22-vjecarin ne komisariat. Ngjarja per pak precipitoi dhunshem pasi ne vend u mblodhen dhjetera te rinj duke kundershtuar aksionin e policise por edhe shoqerimin ne rajon te Stafukes. Mbledhja e tyre ne qender te qytetit e me pas afer komisariatit te policise beri qe Ahmeti te largohej nga Fushe-Kruja me qellim shmangien e ndonje incidenti tjeter te mundshem.
Burime nga Komisariati i Policise se Krujes bene te ditur se Ardian Stafuka eshte djali i nenkryetarit te Qarkut te Durresit ish-kryetar i Partise Demokratike te Rrethit te Krujes Saba Stafuka. Ky i fundit reagoi dje duke akuzuar policine per dhune. Ka qene Krenar Ahmeti se bashku me efektivet e policise te cilet e kane futur djalin tim ne komisariat dhe aty kane vijuar dhunen ndaj tij u shpreh ai. Sipas Stafukes gjithcka ndodhi gjate nje kontrolli te makines se te birit.
Krenar Ahmeti i ka marre dokumentet e makines djalit tim duke pretenduar se nuk kane qene ne rregull. Im bir e ka sqaruar se dokumentet e mjetit qe ai drejton jane ne rregull por ne debat e siper Ahmeti se bashku me 3 police e kane terhequr djalin zvarre dhe e kane futur ne rajonin e policise se Fushe-Krujes ku me pas e kane qelluar dhe rrahur u shpreh me tej Stafuka. Mesohet se pas nje telefonate me titullare te policise i ati i te shoqeruarit ka dale dhe ka qetesuar situaten jashte komisariatit ku ishin mbledhur te rinjte. Ai i ka kerkuar grupit te shperndahej dhe te mos provokonin incidente. I riu mesohet se ka qendruar i shoqeruar ne komisariat deri ne oret e mbremjes per tu lene me pas i lire. Nga burime te brendshme te policise pohohet se asnjera pale nuk ka regjistruar kallezim penal ndaj tjetres duke bere qe ceshtja te mbyllet me lirimin e Stafukes.
Ahmeti Zbatuam ligjin makina pa dokumente dhe me xhama te zinj
Krenar Ahmeti tha dje se ndaj drejtuesit te mjetit Mercedez Benz Fatmir Safuka djali i nenkryetarit te Qarkut Durres Saba Safuka eshte zbatuar vetem ligji. I kontaktuar dje nga gazeta Panorama pas akuzave te bera dje ndaj tij Ahmeti tha se ne asnje moment nuk eshte ushtruar dhune ndaj drejtuesit te mjetit. Shefi i Njesise se Kontrollit te Autostradave Krenar Ahmeti tha se ka qene nje kontroll i kryer si ne te gjitha rastet e tjera si ndaj te gjithe qytetareve. Ai tha se ne verifikuam nje mjet qe pervecse po levizte me shpejtesi tej normave te lejuara qe bente parakalime te gabuara ishte edhe me xhama te zi. Pasi i beme thirrje drejtuesit te ndalonte i kerkuam dokumentet dhe ai kundershtoi u shpreh Ahmeti. Ai ka vene ne dukje se drejtuesi Stafuku nuk pranonte te tregonte dokumentet e makines dhe per kete arsye ai u shoqerua ne komisariat sepse kundershtoi punonjesit e policise. Ne zbatuam ligjin ashtu si per cdo qytetar tjeter te republikes. Sipas te gjitha normave ai eshte shoqeruar eshte verifikuar sepse kishte shkelur Kodin Rrugor pervecse kishte kundershtuar forcat e policise. Por ne asnje moment nuk eshte ushtruar dhune fizike apo edhe verbale ndaj tij sqaroi me tej Krenar Ahmeti. Ai konfirmoi se nga verifikimi i dokumentacionit te makines ka rezultuar qe mjeti nuk ishte i pajisur me dokument perkates per xhamat e zinj. Ahmeti tha se nderkohe ne momentin kur u urdherua te ndaloje drejtuesi i makines po levizte me shpejtesi tej normave te lejuara. Sipas shefit te Njesise se Kontrollit te Autostradave patrullimet e djeshme qe sollen edhe ndalimin e Fatmir Stafukes jane pjese e planit te masave qe ka marre policia per parandalimin e aksidenteve gjate festave te fundvitit. Jane kontrolle rutine qe kryhen ndaj cdo qytetari qe shkel rregullat e qarkullimit rrugor drejton mjetin me shpejtesi tej normave te lejuara dhe ka mangesi ne dokumentacion tha Ahmeti.
FUSHE-KRUJE/ ROLAND NIKOLLI