E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike ul shpenzimet ushtarake ne vitin 2010 - pervecse ne Ameriken latine

Nese shume shtete te globit nuk do te kishin vuajtur prej kirzes se ekonomise boterore atehere shpenzimet per armatime do te kishin qene me te larta se 16 bilione dollare.Sam Perlo-Freeman nga Instituti i Stokholmit SIPRI Stockholm International Peace Research Institute Pasojat e zgjatura te krizes ekonomike kane bere qe te kete nje rritje te lehte te shpenzimeve ushtarake ne Evrope sepse qeverite ne vende te vecanta jane perpjekur te reduktojne deficitet e tyre buxhetore. Pervec kesaj rritja e shpenzimeve per armatimet ne Azi eshte ngdadalesuar. Edhe atje jane bere perpjekje qe shpenzimet per armatimet t i pershtaten rrethanave te frenimit te rritjes ekonomike.

Ne Azine Qendrore dhe Jugore madje per here te pare prej vitesh jane ulur shpenzimet per mbrojtjen. Timori Lindor Sri Lanka dhe Tajlanda kane shpenzuar dukshem me pak ne kete sektor. Nje rritje prej 28 shenon Ondonezia duke pasur kesisoj kuoten me te larte. Mongolia pason me nje rritje prej 26. Ne shifra absolute Republika Popullore e Kines kryeson nder vendet aziatike me shpenzimet per armatime. Me 119 miliarde dollare Kina shpenzon 2.1 te produktit bruto ne vend per mallra armatimi. Sipas studiuesit te paqes Perlo Freeman edhe ne Indi konstatohet nje tendence kthese India ne vitin 2010 per here te pare pas nje kohe te gjate ka shpenzuar me pak per sektorin ushtarak. Kina i ka rritur shpenzimet e veta ndonese me pak se ne vitet e meparshme. Per 2011 Pekini megjithate ka komunikuar nje rritje me te fuqishme.Kina e ka shtuar ndjeshem ritmin e armatimit dhe nder rang boteror qendron pas SHBA-se qe kryeson. Shifrat tona tregojne madje se Kina nderkohe jep per qellime ushtarake dy here me shume para se Britania e Madhe e cila ne nivel mbareboteror ze vendin e trete. Bildunterschrift Shpenzimet ushtarake sipas rajoneve http//www.sipri.org/media/pressphotos

Kjo ka te beje edhe me faktin se ne mbare Evropen shpenzimet per armatime jane ulur me 2.8. Ajo qe te bie ne sy eshte shkurtime ne shpenzimet per armatime kane bere kryesisht vendet e Evropes Juglindore. Ne Bullgari Letoni apo ne Estoni keto shpenzime jane ulur me me shume se 20. Ne Greqi Hungari Shqiperi e ne Sllovaki kursimet ne kete sektor kane qene mbi 10. Gjermania e cila ne nivelin mbareboteror bashke me Arabine Saudite renditet e shtata sipas Institutit te Stokholimit ka shpenzuar ne vitin 2010 rreth 45 miliarde dollare per forcat e armatosura. Edhe kjo shifer flet per nje ulje te lehte te shpenzimeve me rreth 1.3.

Pervec detyrimeve per kursime sipas ekspertit te SIPRI Perlo Freemann kjo shpjegohet edhe me Shumica e vendeve evropiane nuk shohin me te jene te kercenuar ushtarakisht. Si kercenime nderkohe perceptohen problemi i terrorizmit apo ndryshimi i klimes. Keto probleme nuk ka nevoje te perballohen me mjete ushtarake. Zgjedhesit ne Evrope jane te interesuar me shume per vepra sociale dhe ekonomike bamiresie dhe nuk i konsiderojne te domosdoshme shpenzimet e larta ushtarake ne dallim nga SHBA-ja ku ne plan te pare qendron politika e sigurise me perqendrim ushtarak.

SHBA-ja edhe me nobelistin e paqes Obama ne zyren presidenciale vazhdon te jete vendi kryesues ne mbare boten sa u perket shpenzimeve ushtarake.Vitin e kaluar Uashingtoni shpenzoi me reth 700 miliarde dollare gati 80 me shume per qellime ushtarake krahasuar me vitin 2001. Krahasuar me nje vit me pare per shkak te krizes ekonomike sidoqofte rritja e ketyre shpenzimeve ishte me e ulet ne 2010.Edhe ne krahasim me fuqine e madhe rivalizuese Kinen SHBA-ja vazhdon te kryesoje ne kete drejtim. Bildunterschrift Shpenzimet ushtarake ne Ameriken latine

Dukshem jane rritur shpenzimet ushtarake ne Ameriken e Jugut. Kryesisht Brazili perpiqet te konsolidohet ushtarakisht si nje fuqi e madhe ne ekspansion. Ekspertja e SIPRI-t per Ameriken Latine Carina Solomirano Brazili eshte per pergjegjes per me shume se gjysmen e shpenzimeve te pergjithshme ushtarake te Amerikes Latine. Kjo ka te beje kryesisht me arsye gjeopolitikeshte fjala per te demonstruar forcenpertej kufijve te Amerikes se Jugut. Pervec kesaj Brazili do te luaje nje rol te rendesishem ne arenen nderkombetare sa u perket ceshtjeve te paqes dhe sigurise.

Ne te gjithe Ameriken e Jugut vitin e kaluar u shpenzuan 633 miliarde dollare amerikane per qellime ushtarake. Kjo i pergjigjet nje rritjeje me afro 6. Edhe ne Afrike kontinenti qe ne vitet e shkuara ka pasur me shume konflikte te armatosura shpenzimet ushtarake ne 2010-en arriten shuma te reja rekord. Gjithsej ne Afrike jane shpenzuar 30 miliarde dollare ne kete sektor. Kjo perben nje rritje me 5.2 kundrejt vitit 2009. Edhe ne Lindjen e Mesme vitin e kaluar serish jane investuar me shume para per armatime dhe ushtare 111 miliarde dollare gjithsej - nje rritje me 2.5. Ne krye te investuesve te armatimeve qendron Arabia Saudite.

Autor Daniel Scheschkewitz / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›