Buxheti zbret të enjten në këshill për miratim
16/02/2010 Buxheti i Tiranës për vitin 2010
Pas zvarritjeve të shumta, më në fund caktohet edhe mbledhja e këshillit bashkiak për diskutimin e projektbuxhetit të 2010-ës për kryeqytetin. Sipas burimeve në këshillin bashkiak, pohohet se shqyrtimi dhe diskutimi i buxhetit do të bëhet në mbledhjen e këshillit, që pritet të zhvillohet në datën 18 shkurt. Gjatë kësaj mbledhjeje, komisionet përbërëse të këshillit do të detajojnë mangësitë, si dhe pikat që duhen ndryshuar në planin e shpenzimeve dhe të ardhurave të parashikuara për Bashkinë e Tiranës gjatë vitit 2010. Tashmë është bërë e udhës që miratimi i buxhetit të arrijë drejt limitit të afateve të përcaktuara nga ligji. Diskutimi dhe miratimi në parim i buxhetit duhej të ishte bërë që në mbledhjen e muajit dhjetor të 2009-ës. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, për shkak të mosmbledhjes së këshillit gjatë këtij muaji. Ndërsa në mbledhjen e parë të muajit janar të këtij viti, ku u përcaktuan fondet që do të shkonin në ndihmë të zonave të përmbytura në Shkodër, u vendos që diskutimi i buxhetit të shtyhej për në mbledhjen e radhës, për shkak të mosfunksionimit të komisioneve të këshillit. Këto të fundit nuk ishin mbledhur për rishikimin e detajuar të planit të paraqitur nga bashkia. Sipas detajimeve të bëra, edhe në buxhetin e këtij viti janë planifikuar një sërë rritjesh për taksat vendore, ku rritja maksimale shkon për taksën e tabelës për efekt reklamimi. Ndërkohë që ndryshueshmëri të madhe do të ketë dhe në realizimin e investimeve në fusha të caktuara, ku për shumë sektorë janë parashikuar shkurtime të fondeve krahasuar me një vit më parë. Kjo veçanërisht për infrastrukturën rrugore, çka do të thotë më pak projekte të reja për rehabilitimin e zonave të caktuara në kryeqytet. Rritje të fondeve janë parashikuar për sektorin e strehimit social dhe arsimit.