Rrëshqet toka në Levan, shembet banesa
16/02/2010 Përmbyset dhe një trajler me miell nga Tirana. Problemet me rrëshqitjet dhe në akset nacionale
FIER- Reshjet e rëna në mënyrë intensive ditët e fundit kanë shkaktuar shumë rrëshqitje toke në rrethin e Fierit. Por përveç banesave, tashmë masive dheu kanë bllokuar akse rrugësh, të cilat konsideroheshin si segmente kyçe për komunikimin e njërit qytet me tjetrin apo me zonat ruarale.
Rrëshqitjet
Kështu rrëshqitje dhe probleme janë shënuar në aksin Ballsh- Tepelenë dhe Ballsh-Fier, Levan- Vlorë dhe Fier-Cakran. Më tepër probleme janë shfaqur në hyrje të zonës së Levanit. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes dherat e rrëshqitur nga faqja e malit kanë bllokuar aksin rrugor, ndërkohë ky bllokim rruge ka sjell padyshim edhe problemet më të mëdha me qarkullimin e automjeteve. Kështu nga terreni i vështirë i krijuar në këtë aks, një automjet tip maune është rrëzuar, pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Automjeti i tonazhit të rëndë me targa të Tiranës ka qenë e ngarkuar me miell në çastin e rrëzimit dhe përveç dëmeve materiale nuk mësohet të ketë pasur të lënduar në njerëz. Një shtëpi është shembur tërësisht në hyrje të qytezës së Levanit si pasojë e shkarjes së tokës dhe mauna e ngarkuar me miell. Shirat e intensitet të rëna përgjatë natës së djeshme (e diel) ka bërë që gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme shtëpia e ndërtuar prej 10 vjetësh rrëzë kodrës në hyrje të Levanit, që i përket familjes Bocova të shembet tërësisht duke e bërë jo vetëm të pabanueshme dhe duke sjellë panik tek familjarët, por edhe bllokuar aksin rrugor Fier-Vlorë e rrezikuar jetën e shumë drejtuesve të automjeteve. “Kjo punë ndodhi natën dhe jo ditën”, ka thënë e zonja e shtëpisë mes lotëve Vasilika Bocova. Është më keq të ndodhë natën, sepse nuk merr dot asnjë masë sesa ditën. Po natën çdo bëja? Do na zinte dheu përsipër të gjithëve, jam vet i 6-të. Me një pension të plakut jam, 6 veta. Ne do të vazhdojmë të rrimë në këto gërmadha që na kanë mbetur, se veç qiellin kemi tani. Nuk kemi para për të ndërtuar sërish. Kërkoj ndihmë nga shteti. Nuk më ka shkarë ndonjëherë dheu këtu. Ky ka qenë viti më i vështirë. Kam 20 vjet këtu. Shteti të më bëjë një mur të sigurt, që të mbroj shtëpinë dhe të fus kokën. Asgjë tjetër nuk dua. 3 muaj kam që jam futur në këtë shtëpi. Kam ngrënë bukë e kripë që mezi e bëra këtë copë shtëpi”. Si pasojë e shkarjes është rrëzuar muri prej betoni, i cili shërbente si pritë për të mbajtur dheun. Shkarja e dheut ka sjellë edhe rrëzimin e pemëve në rrugë, të cilat kanë rrezikuar jetën e drejtuesve të mjetit. Një trajler i ngarkuar me miell, që po udhëtonte në drejtim të Vlorës, ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur për tiu shmangur shkarjes së dheut. Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila ka bërë zhbllokuar situatën dhe aksin rrugor për kalimin e mjeteve të tjera në këtë aks të rëndësishëm.