E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 32- vjeçarit, dhunoi ish të fejuarën

Një 32-vjeçar nga Përrenjasi përfundoi sot në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish- të fejuarës së tij. Burime nga policia e Elbasanit, bëjnë të ditur se Tomorr Hyka është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht ish të fejuarën e tij Selvie Puro.

Mësohet se 32-vjeçari në gjendje të dehur ka shkuar në lokalin ku punonte 30-vjeçarja dhe pasi e ka fyer me fjalë ka nisur ta godasë, duke i shkaktuar asaj fraktura në trup.

Më pas ka ndërhyrë policia, e cila ka arrestuar të riun ndërsa 30-vjeçarja është dërguar në spitalin ushtarak për mjekim të specializuar për shkak të plagëve të rënda në trup.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›