Pasaportat, ndjekje penale dy operatorëve
Dy operatorë të aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti do të ndiqen penalisht për falsifikim të dokumenteve.
Sipas policisë së Korçës, Fatjon Sefedini, 25 vjeç dhe Florian Karafili, 29 vjeç, kanë lejuar dy persona të aplikojnë me të dhëna të rreme.
Gjithashtu, procedimi penal ka nisur edhe për dy aplikuesit: Armando Mullai nga Korça dhe Daniel Abasllari nga fshati Hudenisht i Pogradecit.