Buxhetit, ndihma per njerezit ne nevoje, prioritet i 2010
Kryeministri Berisha, gjate diskutimit ne parim te projekt buxhetit te vitit te ardhshem, theksoi faktin se buxheti i ardhshem do te kishte ne qender ndihmen per personat me te ardhura te pakta. Sipas Berishes, edhe ne buxhetin e vitit 2010 ishte parashikuar vazhdimi i rritjes se pagave per ata persona te cilet, merrnin nje page te ulet, ose mesatare. Nga ana tjeter kryeministri theksoi se rritje do te kishin edhe ato pensione qe konsideroheshin te ulta dhe pensionet ne fshat. Me tej, Berisha theksoi faktin se ishte te ardhura te medha nga buxheti i vitit te ardhshem do te shkonin edhe per ndihmen financiare te atyre familjeve te cilat kishin te ardhura te pakta ekonomike. Por sipas tij, ishte e rendesishme qe perpara se kjo ndihme te shperndahej, tye gjendej nje skeme e re, e cila siguronte qe keto te ardhura te kalonin aty ku kishte me shume nevoje per to. Berisha theksoi se qeveria nuk mund te toleronte dot me faktin se keto te ardhura, ndryshonin drejtim gjate rruges dhe nuk shkonin ne xhepat e atyre qe vertet kishin nevoje.