E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: Rama u kujtua pas pushimeve se u vodhen votat e PS, per te protestuar

Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, themelues i Levizjes se Mendimit Ndryshe deklaroi gjate nje interviste televizive se kryesocialisti pas pushimeve iu kthye protestave. "Rama u kujtua pas pushimeve te pas zgjedhjeve se ishin vjedhur votat, dhe se duhej protestuar per kete vjedhje", deklaroi Bello. Sipas tij, asnje nga komisioneret e Partise Socialiste nuk ka bere ankese ne procesverbalet e qendrave te numerimit per probleme te hasura gjate procesit. Ai theksoi se socialistet kane pasur paritet ne te gjitha grupet e tyre te numerimit. "Grupet tona te numerimi0t dhe trupa legjislative, po keshtu edhe trupa zgjedhore ne PS prej 20 mije anetaresh ka qene korrekte, ka certifikuar rezultatin dhe ne padyshim qe kemi pranuar rregullat e lojes", u shpreh zyrtari socialist. Sipas tij, eshte si nje ndeshje futbolli qe kur ka dale rezultati 2 me 0 nuk pranohet rezultati, duke thene se ishte me dore apo ishte offside, u be gol dhe ndeshja ishte e rregullt. "Ne nuk duhet te bejme ate qe beri Sali Berisha, pasi ne Partine Socialiste ka njerez qe duan te imitojne Sali Berishen Nga PS jemi kthyer ne PD", tha Bello. Ai vleresoi se PS duhet te jete shume serioze dhe nuk duhet te luhet me fatin e njerezve, nuk duhet te luhet me manipulimet qe iu bene qytetareve shqiptare. Sipas tij, opozita duhet t'i perfaqesoje njerezit ne parlament se vendi ka shume halle dhe probleme. Gjithashtu, deputeti socialist tha se eshte e pamundur te provokojme zgjedhje te parakohshme duke qendruar ne shtepi. "Nuk mund te provokojme zgjedhje te parakohshme, nuk mund te realizojme objektivat duke u ulur ne llogore, o te behet sistemi i mire ose nuk zgjidhen. Te hapen kutite, por nuk di se cila eshte baza ligjore qe duhet te hapen kutite", deklaroi ai. Por, vijoi zyrtari selise roze, nese dy partite pranojne te hapin kutite, le te hapen. Sipas tij, problemi eshte qe nese kemi te bejme nje ligj qe ta bejme ne dhe ta miratoje mazhoranca, e cila eshte gje qe s'mund te ndodhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›